Qendra e vëmendjes së artit për thonj: Britney Tokyo

Kush thotë që koha e artit për thonj ka mbaruar? Me yjet si Allison Williams që shërbejnë steampunk realness për Met Gala dhe Bella Hadid duke i shfaqur kthetrat e saja të frymëzuara nga Disney, është e sigurtë që të themi që trendi i thonjve shumëngjyrshe dhe të guximshme është gjallë dhe i mirë.

Britney Tokyo, një artiste për thonjt nga Los Angeles e preferuar nga Kylie Jenner, Lily Allen dhe K-pop superstar CL, e din me të vërtetë magjinë e thonjve madhështorë. Si fëmijë që është rritur në Tokyo, Britney gjithmonë është fascinuar nga idea e krijimit të artit në thonj, duke pikturuar në thonjt e saj gjatë orës së mësimit. Kjo përfundimisht e shtyri të përfundoj studimet univerzitare në njërën nga akademitë më të njohura për thonj në Japoni dhe paralelisht pastaj duke punuar në sallon.

Në vitin 2005, Britney e la Japoninë për të vazhduar karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara, e vendosur për tu bërë artistja më e mirë në botë për thonj. Ajo filloi duke postuar dizajnet e saja në Instagram dhe shumë shpejt, edhe klientët e saj por edhe fansat u shtuan në proporcione epike. Tani Britney bën art të thonjve për ngjarjet e qilimave të kuq, fushata mode dhe duke bashkëpunuar me artisët e tjerë si Natalie Minerva a.k.a. Nail Swag.

Me gishtat e saj në puls, ne e pyetëm Britney se çka mendon ajo rreth asaj se cila është pamja më e nxehtë tani, dhe që po vije në këtë sezonë. “Trendi aktual është më shumë toni i errët. Bezhi apo ngjyra hiri si bazë, dhe mbarimi ngjyrë mat, gellët shtesë në formë kufomeje janë ato stile të cilat i bëjë shumë këto ditë,” thotë Britney. “Mendoj që gjalma, lulet e vogla dhe dizajnet si denim me tone më të qelura do të jetë ato që do të përdoren në të ardhmen!” Në këtë sezonë vere, nuk do të merremi vetëm me duart, por edhe me shputat, poashtu. “Mendoj që do të pedikyra e artit të thonjve do të jetë më shumë në qendër të vëmendjes!” thotë ajo.

 

Burimi: www.beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!