Pse përdorin gratë grim?

Rreth 44 përqind e grave amerikane nuk u pëlqen të lënë shtëpitë e tyre pa grim. Hulumtimet tregojnë se ekzistojnë dy arsye kryesore pse gratë përdorin grim:

  1. Kamuflimi – Gratë që janë në ankth dhe të pasigurta, kanë tendencë të përdorin grimin për t’u dukur më pak të vërejtshme.
  2. Joshja – Gratë që duan të jenë me dukje më tërheqëse, kanë tendencë të përdorin kozmetikë për të qenë më të sigurta, më të shoqërueshme dhe më kategorike.

Ato 44 përqind e grave besojnë se nëse tregojnë fytyrën e tyre natyrale, të paprekur, ato nuk do të mund të arrijnë asnjërën nga ato gjëra, dhe kështu do të trajtohen ndryshe. Rezulton se ka disa shkenca për të mbështetur frikën që i shtyn ato të përdorin grim çdo ditë.

Gratë e kanë ngulitur në kokën e tyre qysh në moshë të re që në mënyrë që të jenë të suksesshme në çkado, që nga takimi në intervistat e punës deri tek krijimi i miqësive me vajzat e tjera të njohura, ato duhet të jenë të bukura, dhe baza për këtë nuk është plotësisht kulturore. Mund të mos jetë e drejtë, por sipas Shoqatës për Shkencë Psikologjike, njerëzit tërheqës trajtohen më mirë në çdo fushë të jetës, që nga takimet romantike, vendet e punës e deri tek gjykimet penale.

 

Burimi: scienceofpeople.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!