- Dyllët eliminojnë çfardo problemi që ndërlidhet me kontaminimin e kryqëzuar. Ky lloj i kontaminimit mund të krijohet në hapësirat e dyllit ku shpatullat e përdorura më herët janë zhytur pasi që janë përdorur - kjo quhet zhytje e dyfisht dhe është një praktikë jo-higjienike që asnjë sallon bukurie nuk duhet të bie pre e tij. Këto kuti përmbajnë sasinë e përkryer të dyllit për një apo shumë trajtime dhe ato mund të përdoren në një klient të vetëm pa patur rrezik kontaminimi për shkak se dylli i mbetur në kuti kurrë nuk e prek lëkurën apo nuk ekspozohet në jashtësi. Nuk ka rrezik nga agjentët e jashtëm siç janë bakteriet që gjenden në ajër, pluhuri apo qimet kur futen në kuti.
- Dyllët nxehen në mënyrë të barabartë kur përdoren në një mjet ngrohës të përshtatshëm, e cila mundëson që i tërë procesi i aplikimit që të bëhet pa vonesë.
- Dylli është i përshtatshëm edhe për sipërfaqe të mëdha siç janë këmbët dhe duart, dhe sipërfaqet e vogla siç janë fytyra. Edhe linja e bikinit mund të bëhet me dyllë.
- Dylli mbetet në një temperaturë të ngrohtë që nuk do të shkaktoj shumë jo rahati tek lëkura.
- Dylli tek kutitë tretet në ujë, pra nuk ka mbetje ngjitëse. Megjithatë, rekomandohet që të përdorni locion pas depilimit për një pastrim të përkryer.
- Profesionistët mund të kursejnë kohë të konsiderueshme duke përdorur kuti me dyllë. Me përdorimin e saj, mund të shpenzoni më pak kohë tek sistemi i kutisë me dyllë për të pregatitur dyllin e butë apo të fortë në një tenxhere sepse ka hapa më të pakët që janë të përfshira në këtë proces. Përdorimi i tenxheres dhe ngrohësit të dyllit nënkupton pregatitjen e sasisë së dyllit dhe pastaj pastrimin pasi që dylli të jetë shkrirë, por nuk ju duhet ajo me këtë lloj dylli në kuti, e cilat është praprakisht e mbushur. Vetëm ngjtni atë tek aplikatori ngrohës i kutisë, pritni për kohën e nevojshme dhe mund të filloni.
- Kutitë e dyllit mund të zëvendësohen lehtësisht apo mund edhe të rimbushen.
Ka disa çështje që mund të vijnë me kutitë e dyllit, siç janë kokat që nuk mund të zëvendësohen dhe që mund të shkaktojnë kontaminim, kutia që bëhet tepër e nxehtë për ta mbajtur apo lëkura e ndonjë klienti të caktuar që nuk mund ta toleroj dyllin mirë. Për të gjitha këto probleme, ka zgjidhje të thjeshta që mund ta bëjnë dyllin me kuti aq të përshtatshëm sa s'ka.
*Ky produkt mund të gjendet tek pikat shitëse të UNI Cosmetics.