Pse ju duhet kaq shumë kohë flokëve tuaj të thahen?

Nëse flokëve tuaj ju duhet një kohë e gjatë për t'u tharë (po flasim për orë të tëra dhe ndoshta edhe një ditë të tërë) ndoshta keni pyetje. E para dhe më e rëndësishmja është, pse, e ndjekur nga, a ka ndonjë gjë që mund të bëhet për ta rregulluar këtë? Përgjigja nuk është aq e thjeshtë, sa kohë ju duhet flokëve tuaj të thahen varet nga cilësia, poroziteti dhe dendësia e flokëve.

Edhe pse mund të jetë e bezdisshme të kaloni gjithë ditën duke pritur që flokët të thahen, mund të mos jetë gjë e keqe. Për më shumë këshilla mbi këtë temë, Jonathan Colombini, Drejtor Kreativ i L'Oréal Paris na tregon më detajisht.

Pse vonojnë flokët kaq shumë të thahen?

Ka disa arsye të ndryshme që shpjegojnë pse flokëve tuaj u duhen kaq kohë për t'u tharë. Sipas Colombini, flokët e shëndetshëm në fakt kërkojnë më shumë kohë për t'u tharë. Edhe pse nuk është shumë ideale, flokët tuaj mund të kenë nevojë për një kohë të gjatë për t'u tharë thjesht sepse ju mbani praktika të shëndetshme të flokëve, kështu ato janë në gjendje të thithin dhe mbajnë lehtësisht lagështinë.

Me të thënë këtë, gjëra të tilla si dendësia, struktura dhe sasia e flokëve që keni gjithashtu luajnë një rol në sa shpejt ose ngadalë thahen flokët tuaj. Nëse jeni dikush me flokë të trashë dhe onde, ka shumë mundësi që flokëve tuaj do t'ju duhet shumë më tepër kohë sesa dikujt me flokë të hollë, thjesht sepse keni më shumë flokë.

Një tjetër gjë që duhet mbajtur parasysh është poroziteti i flokëve që i referohet aftësisë së flokëve për të thithur dhe mbajtur lagështinë. "Flokët poroz mund të veprojnë si një sfungjer për çdo gjë që i aplikoni," thotë Colombini. Kjo do të thotë që flokët me porozitet të lartë mund të tërheqin lehtësisht lagështi, duke përfshirë atë që ofrohet përmes produkteve hidratuese të kujdesit të flokëve, si maskat kondicioner, trajtimet dhe serumet. E keqja është se ndërsa flokët me porozitet të lartë mund të thithin pa mundim lagështinë, e kanë shumë të vështirë ta mbajnë atë.

Nga ana tjetër, flokët me porozitet të ulët e kanë të vështirë të thithin lagështinë sepse korteksi (lëvorja) i flokëve është e vendosur ngushtë. Edhe pse kjo e bën të vështirë hyrjen e lagështisë, ajo është në gjendje të qëndrojë për një kohë pasi të hyjë. Kjo gjithashtu do të thotë që flokët me porozitet të ulët mund të marrin më shumë kohë për t'u tharë.

"Flokët mund të jenë porozë në pjesë të ndryshme të flokëve," shpjegon Colombini. "Majat mund të kenë më shumë porozitet në to sesa mesi ose rrënjët e flokëve." Nëse zbuloni se disa pjesë të flokëve tuaj kërkojnë më shumë kohë për t'u tharë se të tjerat, kjo është krejtësisht normale.

Këshillë: Për të përcaktuar porozitetin e flokëve, lani flokët dhe vendosni disa fije me një gotë me ujë. Nëse keni flokë me porozitet të lartë, ato do të zhyten deri në fund. Flokët me porozitet të ulët do të notojnë lartë sepse e kanë të vështirë të thithin lagështinë, ndërsa flokët me porozitet normal do të notojnë lartë dhe më pas do të fillojnë të fundosen ngadalë.

Si mund t'i bëj flokët të thahen më shpejt?

Ndërsa se sa shpejt thahen flokët tuaj do të varet nga dendësia, struktura dhe poroziteti i flokëve tuaj, ka disa gjëra që mund të bëni për të përshpejtuar procesin. Shikoni këshillat tona kryesore për tharje më të shpejtë të flokëve.

  1. Thajini flokët me peshqir

Colombini rekomandon tharjen e flokëve me peshqir për të hequr lagështinë e tepërt pas larjes. Kjo jo vetëm që funksionon për të përshpejtuar procesin e tharjes, por gjithashtu ju ndihmon të përgatisni flokët tuaja për stilim me nxehtësi.

  1. Aplikoni produktet e flokëve në flokë të lagur

Në vend që të prisni që flokët të thahen përpara se të aplikoni kondicionerin pa shpëlarje ose produktet tjera të flokëve, Colombini këshillon t'i aplikoni produktet menjëherë pas tharjes së flokëve me peshqir për një përthithje më të mirë dhe më të barabartë nga rrënja në maja. Kjo jo vetëm që do të lejojë që flokët tuaj të thahen në ajër me më pak dëmtim dhe elektrizim, por do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit.

  1. Praktikoni Tharjen me tharëse

Përpjekja për fenirim në flokë të lagura nuk do të jetë shumë e suksesshme dhe do të marrë shumë kohë. Në vend të kësaj, Colombini rekomandon tharjen e flokëve me tharëse për të hequr lagështinë e tepërt përpara se të merrni brushën e rrumbullakët të fenirimit. Kjo do të përshpejtojë fenirimin duke e bërë procesin e stilimit pak më të lehtë.

  1. Mos e anashkaloni kondicionerin

Pasi t'i keni larë flokët me shampo, aplikoni një balsam për të ri hidratuar flokët dhe për të parandaluar që flokët të thithin më shumë lagështi sesa duhet. Sado e çuditshme të tingëllojë, kondicioneri krijon një vulë mbi flokë, duke larguar ujin, gjë që do të lejojë që flokët tuaj të thahen më shpejt.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!