Edhe pse një vizitë në sallone për thonj është relaksuese, përkushtimi i juaj në manikyrin e dyjavshëm apo mbushja me akrilik mund të rezultoj në thonj të çarë. Është koha që të ndërpreni këtë cikël. Këtu mund t'i shihni 4 mënyra për të patur thonj të shëndetshëm.
Mbani thonjt më të shkurtër! Një prerje e madhe mund të heqë copëzat e çara nga shtrati i juaj i thoit. Në momentin që thonjt tuaj riformësohen, mos u nxitoni tek zakoni i gellit apo akrilikut. Në vend të kësaj, përqëndrohuni tek një rutinë llaku të thjeshtë për të paktën një muaj.
Qëndroni të hidratuar! Acetoni në pastruesin e llakut të thonjve është dehidratues dhe mund të rezultoj në më shumë dëmtim. Ushqeni shputat tuaja të duarve me vaj kutikulash dhe me locion për duar tek rutina e juaj ditore e bukurisë.
Hani mirë! Zgjedhni ushqimet që janë të pasura me përbërës biotini dhe omega-3 sepse këto veti i ndihmojnë thonjt nga brenda. Zgjedhni vitaminat apo ushqimet specifike siç janë arrat, avokadot, vezët apo patatet e ëmbla për një dozë ekstra të këtyre ushqimeve kyçe.
Bëhuni të durueshëm! Përforcimi i thonjve merr kohë. Thonjt tuaj të dëmtuar kanë nevojë të rriten plotësisht para se të mund të zëvendësohen me thonjt e shëndoshë.
Praktikoni këto këshilla dhe thonjt tuaj do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme natyrale brenda një periudhe të shkurtër.
Burimi: southernliving.com