Periudha e përshtatshme për depilim me lazer

“Nuk rekomandohet që të përdorësh depilimin me lazer gjatë verës, sepse lëkura i ekspozohet më shumë diellit dhe në këtë mënyrë rritet prirja për të pasur më shumë pigment nga ç’është e rekomanduar dhe kjo mund të sjellë pasoja të rënda për lëkurën” – konfirmon Christian Karavolas, themelues i qendrës Spa dhe lazer “Romeo and Juliette”, në NYC. “Për shkak se lëkura bëhet më e ndjeshme, nga ekspozimi në diell ajo mund të sjellë edhe hiperpigmentimin. Njerëzit me lëkurë të ndjeshme, por edhe ata që e trajtojnë lëkurën me medikamente të ndryshme gjatë verës, në mënyrë absolute nuk duhet të përdorin depilimin me lazer gjatë muajve të nxehtë”.

Ai shton se koha ideale për depilimin me lazer është në muajt e dimrit, sepse lëkura është në tonet e saj dhe pa pigment.

OK, po si t’ia bëjmë nëse afron dasma e mikeshës apo ka ndonjë arsye tjetër që duhet të depilohemi patjetër? “Nëse me çdo kusht do të zgjidhni këtë metodë, sigurohuni që nuk keni marrë pigment në lëkurë për të paktën tri javë para heqjes së qimeve”,- këshillon Karavolas.

Në përgjithësi, zona e sqetullave dhe bikini janë zonat më të sigurta për t’u trajtuar gjatë muajve të ngrohtë, meqenëse kontakti i tyre me diellin është thuajse inekzistent, ndërsa qimet e fytyrës dhe këmbëve nuk këshillohet t’i trajtoni me lazer gjatë verës pasi janë zona më së shumti të ekspozuara ndaj diellit, thotë Karavolas.

 

Burimi: demokracia.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!