Përfudimisht i morra rezultatet që i dëshiroja: Pa elektrifikim dhe të hidratuara

Kjo vërtetë do zgjedh të gjitha problemet që i keni me flokët e juaja kaçurrele.

Çfarë është poroziteti i flokut?

Spjegimi më i thjeshtë i këtijë termi është: poroziteti është aftësia e flokut për të absorbuar dhe për të mbajtur hidratimin, thot Mezei Jefferson. Fijet e flokëve mbase duken një gjë e thjeshtë, por në fakt ato përbëhen nga disa shtresa të ndryshme(të quajtura si kutikule) që përcaktojnë se sa ujë dhe përbërës mund të depërtojnë në fijen e flokut, një lloj i një mbrojtësi.

Nëse kutikulet janë shumë afër (porozitet i ulët), ato largojnë ujin dhe produktet duke e bërë më të vështirë hidratimin dhe trajtimin e kaçurreleve. Në anën tjetër, nëse kutikulet janë të rritura dhe të hapura (porozitet i lartë), ato humbin shpejt hidratimin duke ju lënë me kaçurrele të thata dhe të çrregullta.

Në parim, poroziteti juaj përcakton çfarë i duhet flokut tuaj dhe se çfarë jo.

Si mund të testoni porozitetin e flokut tuaj?

Nëse nuk keni një mikroskop dhe një diplomë mjeksore në duar, mënyra më e mirë për ju është testi i notit. Sipas stilistes dhe edukatores Deanna Brown, e tëra që ju duhet është një fije floku e pastër, e thatë dhe pa yndyrë, lëshojeni atë në një gotë të mbushur me ujë me temperaturë dhome dhe pastaj lejoni të qëndrojë ashtu për 5 minuta.

  • Nëse fija e flokut mbetet mbi ujë dhe nuk fundoset: kjo nënkupton që floku ka porozitet të ulët.
  • Nëse fija e flokut fundoset ngadalë: kjo nënkupton që floku ka një porozitet të mesëm/normal.
  • Nëse fija e flokut fundoset shpejtë: kjo nënkupton që floku ka një porozitet të lartë.

Me siguri që, ashtu si me ndonjë eksperiment tjetër të pakontrolluar dhe jo shkencor, rezultatet mund të ndryshojnë, sidomos nëse floku përmban ndonjë produkt apo vajra.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=BfFYsmARnjE

Nëse jeni paksa skeptik për këtë gjë, shikoni se në cilën kategori mund të përfshihet floku juaj:

Porozitet i ulët:

Kutikulet janë të ngushta në boshtin e fijeve, që do të thot se janë afër njëra tjetrës, duke parandaluar ujin dhe hidratuesit të depërtojnë në flokë. Me siguri që e keni vërejtur këtë gjë:

  • Produktet përpiqen të qëndrojnë mbi kaçurrele dhe të peshojnë poshtë ato ose të formojnë shtresime në to.
  • Volum i vogël dhe kaçurrelet e lëshuara janë një gjë e zakonshme.
  • Flokut tuaj i duhet kohë për të thithur ujin dhe për tu lagur në tërësi në dush.
  • Kaçurreleve ju duhet kohë për t'u tharë në tërësi.

Porozitet i mesëm/normal:

Kutikulet e flokut hapen dhe mbyllen lehtësisht për të lejuar hidratimin të futet në fije të flokut dhe të dalë, që nënkupton se:

  • Kaçurrelet janë të shëndetshme, me shkëlqim dhe volum pa patur nevojë për produkte të shumta.
  • Floku juaj nuk bëhet i çrregullt dhe nuk thahet shumë në fund të ditës.
  • Ato janë të lehta për tu stiluar - nuk thahen dhe nuk yndyrosen lehtë.

Porozitet i lartë:

Nëse kutikulet janë të hapura dhe të ngritura, atëher floku absorbon dhe humb hidratimin shumë shpejtë, që nënkupton se:

  • Floku juaj zakonisht nuk duket aq mirë, i thatë pas disa orëve, pavarsisht produkteve të ndryshme që përdorni
  • Kaçurrelet janë të prira nga nyjet dhe majet e ndara.
  • Floku mund të thith vajrat dhe kondicionerët pa u peshuar ose pa u bërë me yndyrë.

Çfarë shkakton porozitet të ulët apo të lartë?

Në të shumtën e rasteve, poroziteti është gjë gjenetike, por gjithashtu që mund të ndikohet dhe të ndryshojë si pasojë e faktorëve të jashtëm. "Stilim i përditshëm me mjete të nxehta, ujë pishine, ç'ekuilibrim i pH, tretmane kimike dhe ngjyre si dhe ekspozim i tepërt në diell, të gjitha këto mund të shkaktojnë porozitet të lartë," thot stilistja Verna Meachum.

Sa i përket porozitetit të ulët, Brown thot se një nga faktorët më të zakonshëm, pavarsisht gjenetikës, është shtresim i produkteve. Silikonet si vajra të rënda mund të krijojnë një barrierë që pengon hidratimin e flokut, duke ju shtyer të besoni se keni një porozitet të ulët të flokut, kur ju në fakt keni një porozitet normal.

A mundemi të ndryshojmë porozitetin e flokut?

Po dhe jo. Nëse shtresimi i produkteve po prish porozitetin, atëher përdorimi i një pastruesi të flokëve mund të normalizojë porozitetin, por nëse arsyeja është gjenetike atëher nuk do të mundemi të ndryshojmë atë, thot Jefferson. Por mos u brengosni, pavarsisht lloji i flokut që keni, nuk është as 1 gjë e keqe e as e mirë. E tëra varet në mënyrën se si kujdeseni për të.

Rutina më e mirë për tipin tuaj të porozitetit

Ekziston një rutinë për çdo gjë kur është fjala për flokë kaçurrele. Fatmirësisht, të gjitha produktet dhe mjetet për flokë kaçurrele duhet të përshtaten me rutinën tuaj të zakonshme.

Nëse keni porozitet të ulët

Pasiqë kutikulet e flokut me porozitet të ulët janë të ngushtuara, produktet përpiqen të shtresohen në flokë në vend se të depërtojnë në to. Dhe përshkak se mbetjet e shampos, kondicionerit dhe produkteve stiluese krijojnë një barrierë e cila pengon ujin të depërtojë në flokë, duke shkaktuar tharje të flokut. Qëllimi kryesor është hidratimi i flokut dhe shmangja e produkteve të tjera në mënyrë që të mos shkaktohen shtresime. Përdorni formula të lehta, një shampo pastrues 1 herë në javë për të larguar mbetjet, nxehtësi indirekte ose tretmane avulluese për të ndihmuar hapjen e kutikuleve të ngushta.

Nëse keni porozitet të mesëm

Ata me porozitet të mesëm nuk kanë kufizime të vërteta. Por për të arritur flokë të përsosura, ju duhet të fokusoheni në mirëmbajtjen e një proporcioni të balancuar të hidratuesve të përditshëm, sipas Meachum.

Nëse keni një porozitet të lartë

Ky lloj i flokut absorbon shumë ujë kur është i lagur por e humb edhe shumë shpejtë duke e lënë flokun të thatë, të brishtë dhe të prirur ndaj dëmtimeve. Juve do ju duhet të përdorni kondicioner ultra hidratues si dhe kondicioner pa shpërlarje, si dhe kondicioner të pasur me proteina.

 

Burimi: cosmopolitan.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!