Nëse keni kohë, energji dhe prirje, ju mund të kapitalizoni më shumë fuqinë e grimit me këta përforcime:
- Skuqja:Studimet tregojnë se posedimi i nuancës rozë tek mollëzat e juaja iu bën të dukeni më të reja dhe, në një mendje në ndërdije, i zbadhojnë pak më shumë, sepse për shumë njerëz, i ngjanë ngjyrave të tyre natyrale në gjendjet e ndjeshme.
- Maskara, hija për sy dhe vijëzuesi për sy: Kirurgu i kozmetikës Adam J. Scheiner, thotë se për shkak se gratë në mënyrë natyrale kanë më shumë dallime ngjyrash përreth syve, grimi për sy i përmirëson ato dhe i bën të duken më tërheqëse. Ju poashtu mund t'i përdorni këto produkte grimi që të rrisni percepcionin e madhësisë së syve tuaj në mënyrë që të dukeni më e re.
- Buzëkuqi: Përsëri, kjo shton kontrastin e ngjyrës të gojës. Poashtu, sipas të gjitha gjasave, nuk është befasi që gratë të cilat përdorin buzëkuq të kuq, perceptohen si më tërheqëse nga burrat në krahasim me ato të cilat përdorim buzëkuq me ngjyrë më të butë apo ato të cilat nuk përdorin fare.
- Kontura: Siç e cekëm më herët, truri ynë i dashuron fytyrat simetrike. Konturimi i fytyrës suaj mund ta bëjë atë më simetrik përpos që i mprehë skajet tuaja të fytyrës.
Për këshillat se si të t'i bëni këto lloje grimosjesh, kërkoni ato tek blogerët e grimit të cilët mund t'ju shpjegojnë procesin hap-pas-hapi.
Burimi: scienceofpeople.com