Një grim tërheqës për të bërë plazh

Grimi nuk mund të përkufizohet, fjala "koha apo vendi i duhur" për grim nuk vlenë. Grimi është një formë në vete e shprehjes, dhe ju keni lirinë totale të aplikoni atë kudo dhe sido që dëshironi, përfshirë plazhi. Kushdo që ka ndaluar grimin në plazhë është dashur të kuptojë këtë gjë deri më tani. Nëse dëshironi të jetoni jetën në plazhë me një grim të puthur nga rrezet e diellit, jeni të lirë të bëni këtë, si dhe shijoni truqet për të siguruar që rrezet e diellit dhe rëra bashkëpunojnë me grimin tuaj me shkëlqim.

Nga truqet e aplikimit e deri tek produktet, grimerja Alix Taylor, Megan Lanoux dhe Stephanie Ward ndajnë me neve rutinën më të mirë të grimit për në plazhë.

Asnjëherë mos tejkaloni kremën kundër rrezeve të diellit

Rregulli më kryesorë është ky, dhe, na vjen keq, por produktet që përmbajnë SPF nuk munden t'i zëvendësojnë ato, sidomos në plazhë kur jeni të ekspozuar drejtëpërdrejtë me rrezet. Ju duhet patjetër të aplikoni SPF para se të aplikoni grimin tuaj: mbrojtja nga rrezet është një domosdoshmëri. "Gjithnjë përdorni një mbrojtës kundër rrezeve të diellit nën grimin tuaj," thot Ward. "Edhe nëse kozmetika juaj përmbanë SPF, është shumë e rëndësishme të aplikoni atë shtresën shtesë të mbrojtësit nga dielli. A e keni ditur që 90% e plakjes shkaktohet nga dielli??! Taylor pajtohet, duke shtuar që ju duhet të riaplikoni mbrojtësin nga dielli gjithashtu. "Më së miri, ju duhet të përdorni SPF 30 ose më lartë, dhe të mos harroni që duhet të riaplikoni SPF çdo 90-120 minuta. Mua personalisht më pëlqen SPF mineral që përmbajnë zink apo Dioksid titani, në vend të kremërave kimikale.

Mos përdorni pudrat

image

Le të flasim për poret. "Kur ju po vendosni se cilin lloj të produktit të përdorni për në plazhë, kujtoni që lëkura juaj do të ngrohet, e cila nënkupton që poret do hapen dhe me siguri edhe do djersiteni," spjegon Taylor. "Kur poret hapen, grimi do depërtojë në lëkurë dhe do mbyll poret, dhe do depërtojë në qarkullimin e gjakut, etj. Produktet me bazë gelli, kremi dhe të lëngët, janë të mirë për grim plazhi pasi që ju mund të riaplikoni ato pa u shtresuar ato. Nëse keni përdorur pudër dhe vazhdoni të riaplikoni atë, ajo vetëm se do shtresohet dhe do duket në shtresa të trasha. Produktet e lehta duken më natyral."

Produktet rezistente ndaj ujit janë më të sigurt

image

"Nëse keni vendosur të shkoni në plazhë dhe nuk dëshironi të dilni nga shtëpia pa grim të vetullave, atëherë përdorni një laps për vetulla rezistent ndaj ujit ose gell në vetullat tuaja," sugjeron Taylor, duke shtuar që e njejta vlenë për produktet e tjera që do i përdorni për grim plazhi. "Nuk ka asgjë më keq se sa një grim i prishur i syve, për këtë aryse ju duhet të zgjedhni një formulë rezistente ndaj ujit." Gjithashtu edhe bazën e grimit duhet të zgjedhni nga ajo rezistente ndaj ujit: "Më pëlqen të shtoj disa pika bazë grimi rezistent ndaj ujit për ti dhënë lëkurës një efekt të puthur nga dielli - bronz." Si përfundim: pak përpjekje, shumë përfitime.

Image result for bourjois mirror mascaraImage result for rimmel scandaleyes liquid eyeliner waterproofImage result for true eyebrow pencil

Zbutësi i buzëve është miku juaj më i mirë

image

Shkëlqyesi i buzëve nuk duhet aplikuar për një ditë plazhi, pasi që rëra, plazhi dhe valët do e shëndrrojnë atë në një rrëmujë. Provoni një zbutës me ngjyrë. Lanoux thot "Përdorni një zbutës me ngjyrë, ato ndjehen shumë bukur, me aromë të mirë dhe përmbajnë SPF." Taylor pajtohet duke shtuar që lëkura e buzëve dhe syve është lëkura më e hollë në tërë trupin, për këtë arsye ju duhet të siguroheni që jeni duke i mbrojtur ato me SPF.

Image result for pretty by flormar lip balm

Gjatë riaplikimit mos fërkoni me produkt

Kur rrezet e diellit kanë kapur lëkurën tuaj, ju duhet në mënyrë strategjike të rifreskoni grimin tuaj. Kjo është 1 arsye se përse duhet të përdorni produkte me formulë kremi, lëngu apo gelli. "Gjithmonë bëni shtypje të lehta dhe jo të fërkoni produktet në lëkurë," thot Taylor.

image

Toneri do e mirëmbajë shkëlqimin tuaj

"Për të rifreskuar grimin në plazhë unë përdor një toner hidratues," thot Ward. "E spërkas para se të nisem për në plazhë për një shkëlqim të njomë, dhe për të pasur një lëkurë të hidratuar, të freskët dhe të njomë gjatë tërë ditës."

 

Burimi: marieclaire.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!