Thonjt artificial janë të lehta për t’u përdorur, dhe ato ju ndihmojnë të thonjt tuaj të duken të lëmuar dhe me shkëlqim brenda shumë pak minutave. Ju thjesht i ngjisni ato mbi thonjt tuaj natyral dhe mund të vazhdoni tutje - derisa të merrni pak ngjitës të thonjve në lëkurën tuaj. Ngjitësi i thonjve mund të jetë i vështirë për t'u hequr, përveç nëse e bëni atë siç duhet.
Ngjitësi i thonjve përmban cianoacrylate, e njëjta kimikale që gjendet në shumë lloje të produkteve të super ngjitësve shtëpiak. Përkundër kësaj, Ngjitësi i thonjve dhe super ngjitësi shtëpiak mund të ndryshojnë në viskozitet.
Për dallim nga ngjitësi shtëpiak, disa formulime të ngjitësit të thonjve mund të përmbajnë përbërës specifik të dizajnuar për të mbështetur rritjen e thonjve. Që të dyja; edhe super-ngjitësi shtëpiak dhe ai për thonj janë krijuar për tu tharë shpejt dhe ngjiten fort në thonj. Të dyja janë gjithashtu të papërshkueshme nga uji dhe janë të qarta kur thahen.
Ngjitjet që nuk përmbajnë cianoacrylate, të tilla si ngjitëse silikoni, ngjitës epoksi, ngjitës druri ose ngjitësi artizanal, nuk mund të ngjiten në thonj. Ngjyrat me bazë poliuretani mund të njollosin lëkurën, dhe janë të papërshtatshme për t'u përdorur. Këto janë krijuar për projekte ndërtimi me detyra të rënda, jo për lidhje artificiale të thonjve.
Burimi: healthline.com