Ndër arsyet kryesore pse thonjt tanë dëmtohen

Pas muajve të parreshtur të manikyrit me gell apo nga lëkundjet e papritura të temperaturave në të ngrohtë, ju mund ta vëreni që thonjt tuaj mund të duken më pak se ideale. Zyra e thatë nga funksionimi i kondicionerit ndikon në dehidratimin e kutikulave, rritje të ngadalshme dhe përkundër përpjekjes për t’i mbuluar ato me hijet më të ndriquara të sezonës të ngjyrës rozë neoprene dhe portokallit acidic, çarja bëhet e paevitueshme – një fakt që problemi qëndron ndër thonj. Fatmirësisht, “ekziston një mënyrë e shëndetshme për të rritur thonjt tuaj dhe për të kthyer mbrapsht çfardo dëmtimi të mëhershëm,” thotë Sarah Gibson Tuttle, themeluese e Olive & June nga Los Angeles. Fatmirësisht, përmbajtja ndaj tre rregullave të thjeshta të manikyrit mund t’ju ndihmoj.

“Njëra ndër arsyet kryesore pse thonjt tanë dëmtohen është për shkak të heqjes jo të duhur të gellit apo akrilikëve,” shton Gibson Tuttle i cili rekomandon 15 minuta të thithjes së acetonit për ta hequr në mënyrë të sigurt ngjyrën gjatë ndryshimit të saj. Koha më e shkurtër mund të rezultoj në zhveshjen e smaltit, për shkak së teknikët shpeshherë do të heqin ngjyrën e mbetjeve.

Hapi i dytë përfshinë angazhimin në mirëmbajtjen disa minutëshe, çdo ditë, me një dozë të vajit për kutikula dhe losionit për duar. “Ne presim që thonjt të bashkëpunojnë, por një manikyr javor thjesht nuk është i mjaftueshëm,” shpjegon Gibson Tuttle. Ajo sugjeron derdhjen në tërë sipërfaqen e thoit të vajit hidratues, si CND klasike SolarOil, tre ditë në javë, e cila, pas 2 javësh të aplikimit të vazhdueshëm, “do të përmirësoj dramatikisht teksturën.”

Thonjt e dëmtuara në mënyrë të konsiderueshme, ato me lëvozhgë, apo të dobëta mund t’ju nevojiten thonj detoks në vend të ngjyrës për thonj. “[Llaku] i than flokët,” shpjegon Gibson Tuttle. “Pushimi për një periudhë prej një apo dy javësh do ta shëroj smaltin, gjë që do të ndikonte në rritje të shëndetshme të thonjve.” Përgjatë kësaj kohe, kalimi tek përdorimi me eliksir që përmban antioksidante apo keratinë (si trajtuesi i rritjes së thonjve OPI) apo një base coat i fortë (si shërimi i thonjve Sally Hansen, e cila është e formuluar me nuancë rozë të lehtë gati të padukshme, shkëlqyesit optik dhe mbushësit për të zbutur dukjen e kreshtave në shtratin e thoit). Përfundimisht, për të mbajtur thonjt të fortë në mes të vizitave në salon dhe të parandalimit të dëmtimeve që mund të ndodhin në të ardhmen, Gibson Tuttle i këshillon klientët që të aplikojnë topcoat të padukshëm çdo të dytën ditë. Kjo është e tëra sa i përket manikyrit tuaj – tani vetëm tek majet e gishtave tuaj.

 

Burimi: vogue.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!