Për kongresmenën Ayanna Pressley dhe shoqen e saj akademike Aisha Francis, humbja e kurrorës ka sjellur një ndjenjë komunitare.
Peripecitë tona me rënien e flokëve ishin dukshëm të ndryshme - për Aisha, ishte rezultat i kemoterapisë për të trajtuar kancerin e vezoreve dhe për Ayanna, ishte shkaktuar nga alopecia universalis, një gjendje shëndetësore kjo e karakterizuar nga rënie e tërë flokëve, duke përfshirë lëkurën e kokës, fytyrën dhe trupin.
Nënat tona kanë rrënjosur tek në respektin e thellë ndaj të moshuarve, ndaj edukimit dhe ndaj kurrorave tona. Jo kurrorave bukfale të cilat janë rritur nga lëkura e kokës sonë. Historikisht, në shtëpitë e zezakëve, kurrorat tona kanë qenë një shtesë e vetes sonë, familjeve tona, edukimit tonë dhe aspiratave tona. Kurrorat tona kërkojnë mirëmbajtje që konsumon kohë, investimeve të kushtueshme si dhe ndjenjës vigjilente të vetëdijes.
Gratë zezake kanë marrëdhënie të ndërlikuar me kurrorat e tyre, për të thënë më të paktën.
Si një grua zezake në Amerikë, ekzistenca e jonë është rezistenca. Personalja është politike dhe se udhëtimi i jonë kryesor nuk është përjashtim. Duke patur flokë, qoftë nëse ato janë të gjata, të shkurtra, natyrale apo te relaksuara, për një kohë të gjatë janë konsideruar një shtyllë kritike e feminizmit. Ka qenë burim i kriticizmit, lavdërimit dhe diskriminimit. Ka përfaqësuar rezistencën dhe asimilimin.
Si një grua e re, ne të dy zgjedhim të kalojmë jetën tonë në Boston, dhe ishte ky qytet ku ne u takuam për të parën herë dhe u lidhëm gjatë studimeve, kurrorat tona, nga shpirti i jonë i përbashkët aktivist. Ne poashtu kemi ndarë këshillat për përkujdesje ndaj flokëve për gërshetat vendore dhe stilistëve përgjatë tërë këtyre viteve. Dhe, qysh nga fundi i vitit 2019, ne i ndajmë tani përvojat e humbjes së kurrorave tek tullacëria që ndërlidhet me shëndetin.
Për gratë, rënia e paparashikushme mund të jetë traumatike. Ajo kompromiton respektin për veten. Na bazë të Shoqatës Amerikane për Rënie të Flokëve, 40 përqind e njerëzve që vuajnë nga rënia e flokëve i përkasin gjinisë femrore. Pasi që koha ka kaluar, shoqëria ka ardhur në atë pikë sa të pranoj stilet jo tradicionale të flokëve, por tullacëria e plotë tek gratë është univerzalisht e papranueshme - duke e lënë anash natyrisht dora Milaje nga Black Pantherit.
Kjo, në fund të fundit, është fiksion.
Burimi: elle.com