Rreziqet janë më të pakta dhe është metodë e cila dhuron një pamje më natyrale se sa metoda “microblading”.
Danika Wukich nuk ka vetulla – rezultatet e kombinuara të gjenetikës dhe efekteve anësore të pastrimit të vetullave me pincë dhe tatuazheve. Para disa viteve, ajo zbuloi metodën e mbjelljes së vetullave, gjë e cila e çoi tek Envious Lashes, një salon në New York të cilët janë të specializuar për qerpik dhe vetulla.
“Ne kryejm verzione të ndryshme të vetullave çdo javë, duke provuar forma të ndryshme,” thot ajo. “Vetullat ndryshojnë pamjen e fytyrës, dhe unë ndryshoj pamjen time çdo javë. Kemi bërë ato të trasha dhe dramatike, më pëlqen fleksibiliteti.” Por Wukich është një përjashtim thot Clementina Richardson, themeluese e Envious Lashes, e cila beson se mbjelljet e vetullave duhet të bëhen për raste speciale, pasi që ato marrin kohë, kushtojnë si dhe nuk zgjasin shumë.
Pra, çfarë janë mbjelljet e vetullave?
Ngjashëm me mbjelljen e qerpikve, mbjellja e vetullave sillet rreth konceptit të ngjitjes së fijeve me një ngjitës të tejdukshëm mjeksor për të arritur efektin e zgjatjes. Por kjo është pika ku ngjashmëria përfundon. “Me zgjatjen e qerpikve, ju duhet të ngjitni fijet artificiale me ato natyrale,” thot Richardson. “Por me fijet artificiale të vetullave, fija ngjitet drejtëpërdrejtë me lëkurën ose me fijen e vetullës natyrale.”
Fijet janë të ndryshme gjithashtu. Tek qerpikt, ju mund të zgjedhni ato “mink, silk, ose cashmere” ku të gjitha janë të plota dhe të trasha për të imituar qerpikun e mbuluar me maskarë. Por fijet e vetullave janë shumë më të holla. “Më pëlqen të përdor fijet e holla pasi që dhurojnë një pamje sa më natyrale që është e mundur, dhe nëse fija është e trashë atëher pamja nuk do jetë aspak natyrale,” thot Richardson. “Disa salone mundohen t’i shmangen fijeve të holla pasi që marrin kohë më shumë si dhe durim.”
Ndryshe nga “microblading”, mbjellja e vetullave ofron teksturë
“Microblading” është një tatuazhë e përkohshme e cila ofron pamjen e një vetulle me fije të vizatuara, por nuk dhuron dimenzion në vetull. “Shumica e njerëzve ende nuk kanë ndëgjuar për mbjelljen e vetullave, por mendoj që ka filluar të popullarizohet,” thot Richardson. “Pasi që nuk ka teksturë ose thellësi me “microblading”, shumë njerëz po zgjedhin mbjelljen e vetullave për të shtuar: definim, volum dhe një hark më të definuar. ”
Rreziqet janë më të pakta
Pasi që mbjelljet e vetullave kryhen në sipërfaqe të lëkurës me anë të një ngjitësi (ndryshe nga gjilpëra që shpon shtresën e jashtme të lëkurës gjatë “microblading”) rreziqet ndaj infeksioneve dhe pakënaqësive janë më të pakta. “Nëse nuk ju pëlqen pamja që është arritur me microblading, nuk ka ndonjë metodë për të përmisuar atë, por me mbjellje të vetullave, pas një kohe ato fillojnë të bien.” thot ajo. “Është një alternativë më e sigurtë.”
Kafe e errët është ngjyra më e preferuar
Richardson thot se mbjelljet e vetullave me ngjyrë kafe e errët është pamja më joshëse dhe përshtatet më së miri me të gjitha tonet e lëkurës. Ajo posedon edhe ngjyrën e zezë por thot se jep një pamje më të rëndë.
Kujdes që të keni vetulla të pastra
Pastroni produktet që i keni në vetulla para se të filloni me procesin. Richardson rekomandon që të filloni me një bazë të pastër për rezultate më të qëndrueshme. Një konsultim bëhet fillimisht, gjatë së cilës specialisti dhe ju dakordoheni për formën, gjatësinë, harkun si dhe pjesët të cilat do të mbushen.
Mbjellja e vetullave zgjat rreth 2 orë
I tërë procesi zgjat nga 30 deri në 2 orë. Gjatë mbjelljes së vetullave bëhet aplikimi i çdo fije veçmas me anë të një pince. Ndryshe nga qerpikët që vendosen të gjitha në një drejtim, këtu fijet ngjiten në drejtim të rritjes së vetullave dhe vendosen në kënde të ndryshme për të krijuar formën.
“Nuk mund të gaboni pasi që fija aplikohet rrafsh në lëkurë, dhe nëse ndonjë gjë nuk është mirë, do të jetë shumë e dukshme,” thot Richardson. Kur keni dikë që ka një asimetri të vetullave apo nuk ka vetulla fare atëher ju duhet të dini këtë punë vërtet dhe të kuptoni e të plotësoni nevojat e klientit. Kjo punë ngjason me punën në një kavanac të zbrazët, gjë e cila është mjaftë e vështirë kur vetullat dallojnë nga njëri person në tjetrin. Kërkohet precizitet dhe durim. Kjo është një art.”
Rezultati final duhet të duket bukur
Kur bëhet në mënyrë të duhur, mbjellja e vetullave duhet të dhurojë një vetull natyrale, por edhe më bukur, fundi duhet të jetë me maje, pastër dhe në vijë, si dhe pamja në përgjithsi duhet të duket e pastër dhe e rregulluar mirë. “Nëse bëhet në mënyrë të gabuar, duket shumë artificial, porsi një tatuazhë dhe e trashë,” thot Richardson. “Por kjo leht përmisohet pasi që e tëra që ju duhet është një Remover dhe i largoni ato.”
Kujdes nga teknikat e ndryshme
Richardson thot se ka parë shumë salone të cilat fillimisht ngjyrosin lëkurën e vetullës që të arrihet një pamje më e errët e vetullës dhe pastaj të fillojnë me mbjelljen e vetullave në mënyrë që të aplikojnë sa më pak fije artificiale.
Rezultatet zgjasin deri në 2 javë, varësisht nga kujdesi për to
E rëndësishme është që të mos lagni vetullat për 48 orët e ardhshme. Mos i prekni, mos bëni gjumin me fytyrë në jastëk, mos përdorni produkte me bazë vaji si dhe mos aplikoni grim.
Burimi: bebeautiful.in