Mbani shënime pasiqë neve ju kemi sjellur disa truqe se si të mbani ngjyrën tuaj të freskët sa më gjatë që mundeni.
Ndërroni shampon tuaj
Pastrimi i shpeshtë i flokëve është një nga shkaktarët kryesorë të zbehjes së ngjyrës, pasiqë çdo herë që pastroni flokun me shampo, ju largoni pigment të ngjyrës. Zgjidhja më e mirë është të limitoni shpeshtësinë e pastrimit të flokëve në javë. Në vend që të zgjedhni një dush të zakonshëm, zgjedhni thjesht pastrim të flokëve pa shampo ndonjëher. Mos harroni të zgjedhni shampo të specifikuar për flokë me ngjyrë të cilat janë pa sulfate.
Ngjyra hiri: duhet të përdorni toner të flokëve
Përderisa plakemi, qelizat që krijojnë melaninën (pigmenti i cili i jep ngjyrën flokut) ndalon së prodhuari, e cila shkakton që të shfaqen të thinjura. Përshkak të mungesës së pigmentit, floku i thinjur është më i ndjeshëm dhe merr ngjyrë nga vende të tjera, dhe një rang i faktorëve nga ndotja deri tek uji i shpër shkaktojnë që ngjyra të merr një hije të verdhë.
Bjondet: largoni verdhëzimin me pigment vjollce
Sigurisht që ka kaluar kohë që kur keni shikuar një tabelë ngjyrash që nga ditët shkollore, por nëse kujtoni nga fëmijëria, mbase do ju kujtohet që e verdha qëndron në anën e kundërt të asaj vjollce. Dhe për këtë arsye pigmenti vjollce neutralizon tonet e verdha në flokë bjonde.
Të kuqe: shtoni ngjyrën me çdo larje
Një mit të cilin nuk mundemi të demantojmë është se ngjyra e kuqe vërtetë zbehet më shpejtë se ngjyrat e tjera. E tëra është tek madhësia e molekulës, dhe pasi që molekula e ngjyrës së kuqe është më e madhe se e hijeve të tjera, nuk depërton shumë thellë në fije të flokëve- që nënkupton se shpërlahet më lehtë. Mënyra më e mirë për të mbajtur ngjyrën e fresktë dhe vibrante për një kohë më të gjatë është të përdorni shampo dhe kondicioner që ofron ngjyrë, duke shtuar pigment për të zëvendësuar ngjyrën e humbur.