A mund, ju lutem, t'i kem flokët e Cher?
Gjatë një nate të vonshme rrishtazi, duke gjurmuar në Instagram, e gjeta veten në llogarinë e Cher stan. Atë natë, kisha ëndërruar që i kisha flokët e errëta, të gjata dhe me shkëlqim. Problemi i vetëm? Kur u zgjova, realiteti i flokëve të mija ishte se ato ishin shumë më shumë të shkurtra.
Prandaj, e mora ëndërrën tek ekspertët dhe u konsultova me Sarah Roberts, trikologjiste dhe autore e librit Ju dhe flokët tuaja: Flokët përfundimisht të shëndetshme të klasës së avancuar për flokët me tekstura të afro-amerikanë, dhe Lisa Caddy, trikologjiste tek Philip Kingsley, rreth këshillave të tyre më të rëndësishme se si t'i bëjë flokët e mija që të rriten më shpejt. Para se ta dinit këtë, unë do të kërcej me këngën “I Got You Babe” me flokët e mia të gjata deri te beli.
E tëra fillon tek lëkura e kokës
“Lëkura e jonë e kokës është vendi i lindjes së flokëve tanë, thotë Roberts. “Kuptimi i shëndetit themelor që ne duhet të sigurojmë që të kemi lëkurë koke të shëndoshë dhe që është jetike për të pasur flokë të shëndosha” pajtohet Caddy, duke shtuar “Qelizat e vdekura të lëkurës, sebumi, ndjerrsët, bakteriet, kundërmimi dhe ajri i ndotur - që të gjitha këto akumulojnë në lëkurën e kokës e cila mund të shkaktoj imflamacionin dhe leskërimin. Adresimi i elementëve shëndetësor të lëkurës së leskëruar të kokës siç janë zbokthi, ekzema dhe psoriazi do të sjellin një atmosferë të shëndoshë të lëkurës së kokës, e cila optimizon rritjen dhe shëndetin e flokëve.”
Lëkura e shëndetshme e kokës = flokët e shëndosha. “Mendoni për lëkurën e kokës si një shtrat lulesh,” thotë Caddy. “Nëse e mospërfillni këtë, hidhni mbeturina në të, nuk e pastroni atë kurrë, atëherë ju kurrë nuk do të mund të rrisni lule të bukura, vibruese dhe të shëndetshme!”
Mos i leni anash mjetet e nxehta
Ne të gjithë i kemi ndëgjuar tregimet horror prej nxehtësisë së tepërt, por nëse do të ishim realist, nganjëherë ju vetëm keni dëshirë që të përdorni drejtuesen për flokë apo figaro. Mos u frikësoni. Sepse kemi të bëjmë me produkte që i mbrojnë flokët nga nxehtësia. Këto produkte i mbështjellin fijet tuaja me përbërës që janë si pasqyrja që e mbrojnë flokut tuaj nga dëmtimi që vije gjatë stilimit. Por, Roberta shton, "Ky dëmtim nga nxehtësia është i pakthyeshëm," prandaj vazhdoni tutje me kujdes.
Suplementet e flokëve në fakt funksionojnë
“Disa suplemente mund të jenë të dobishme për t'i sjellur flokëve përforcim, posaçërisht nëse ne ndjejmë që dieta e jonë nuk është 100%,” thotë Caddy, duke tërhequr vërejtjen që rënia e flokëve nuk shkaktohet gjithmonë nga arsyet e ushqyerjes. “Një suplement i mirë për flokë përmban vitamina dhe minerale siç janë hekuri, B12, vitamina D, biotina etj, të cilat, nëse ndodhë që ju mungojnë, mund të shkaktojnë rënie të flokëve.”
Investoni në mbrojtjen e flokëve tuaja
Kjo shkon më tutje se sa vetëm si mbrojtëse kundër nxehtësisë! Ne jemi duke folur për vajra, maska, jastëka, mbështjellësa dhe të tjera - të gjitha këto produkte ju ndihmojnë që të rrisni flokët më shpejt dhe më fuqishëm.
Burimi: elle.com