Është thjesht shumë lehtë.
Nëse do të kisha para për çdo shoqe i cili më ka shkruar furishëm lidhur me "maskën" e tyre përgjatë disa muajve të kaluar, unë do të kisha shkruar këtë nga një ishull i largët tropikal në vend të apartamentit tim të ëmbël, të pushtuar nga bubrrecat. Në tërë këtë seriozitet, pra, aknet e maskës (puçrrat e pashmangshme, gungat dhe puçrrat që shpërthehen dhe që mund të shfaqen pas përdorimit të maskës për fytyrë) është shumë e vërtetë - dhe marr parasysh që përdorimi i maskës është një hap i vogël i panegociueshëm në drejtim të mbrojtjes tuaj dhe atyre përreth jush nga virusi COVID-19, është përsëri zhgënjyes ashtu siç është lëkura e juaj jashtë kontrollit.
Lajmet e mira? Unë thjesht e kam përfeksionuar rutinën time të luftës kundër akneve, dhe është tmerrësisht e thjesht. Sigurisht, që unë ende kam puçrra kohë-pas-kohe, porse kam vërejtur një dallim të madh në lëkurë që kur fillova që të praktikoj këtë trik të shpejtë dhe të lehtë që zgjatë 30 sekonda: Në fakt, larja e fytyrës.
Po, tingëllon jashtëzakonisht e qartë, por kam zbuluar që larja e shpejt e fytyrës me pastrues kremoz pasi që të kthehem në shtëpi nga punët e përditshme tërësisht ka hequr puçrrat në fytyrën time. Kjo do të thotë se nuk do të ketë shfletim të Instagramit për disa orë apo shikim të ndonjë epizode të filmit serik The Office përderisa e tërë ajo djerrsë dhe vaj marinohet në fytyrën time - e hapi derën, e heqi maskën, i pastroj duart dhe e laj fytyrën. Më lejoni tua shpjegoj këtë më në detaje.
Një mësim i shkurtër historik në akne—apo, siç e quan dermatologu Joyce I. Imahiyerobo-Ip, pronar i kompanisë Vibrant Dermatology and Skin Bar MD në Boston: acne mechanica. "Shkaktari kryesor i akneve është fërkimi mekanik, i cili, para padëmisë, ne e kemi parë tek njerëzit që përdorin preparate të ndryshme në fytyrë - siç janë lojtarët e hockey apo lakrozë", thotë ajo. Përderisa maskat për fytyrë qartësisht nuk janë të rënda në peshë si pajisje sportive, ato përsëri mundësojnë një sasi të denjë të fërkimit kur lustrohen me lëkurën.
"Maskat për fytyrë poashtu krijojnë një sasi të lagështisë, e cila mund të irritoj edhe më shumë lëkurën tuaj," thotë Dr. Imahiyerobo-Ip. Rezultati është thjesht krijimi i një tereni shumimi për puçrrat posaçërisht lëkura e juaj është e ndjeshme, me vaj dhe/ose e prirur që të ketë akne. Sipas Dr. Imahiyerobo-Ip, njëra ndër manyrat më të lehta për të trajtuar aknet që krijohen nga maska është larja e fytyrës (dhe hidratimi) dy herë në ditë - një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje. Apo, nëse jeni sikur unë, menjëherë porsa të hyni në shtëpi kur t'vini nga jashtë.
Tingëllon e thjesht, por ju do të befasoheshit se sa shumë njerëz nuk e lajnë fytyrën në mëngjes. "E kam vërejtur se një numër i madh i njerëzve nuk e kanë shprehi që të lajnë fytyrën, pikë," thotë Dr. Imahiyerobo-Ip. "Ata vetëm e gjuajnë ujin në fytyrë kur janë në dush, duke mos e kuptuar se fytyra në veçanti ka nevojë për pakëz më shumë përkujdesje." Është një linjë e bukur, thotë ajo, pasi që larja e fytyrës në mënyrë të tepërt - apo larja e fytyrës pa hidratues - mund të jetë poaq e dëmshme sa të mos ishte larë fare (mendoni: çdo gjë më shumë se dy herë në ditë dhe ju rrezikoni që të hiqni lëkurën nga hidratimi i saj natyral).
Sipas dermatologes Mona Gohara, MD, që shërben si profesoreshë klinike në Shkollën e Mjekësisë Yale, një mënyrë tjetër për të trajtuar aknet që krijohen nga maska është përmes larjes së fytyrës në mënyrë të butë. "Ju do të duhej të kërkonit një pastrues pa sapun që mirëmban barrierën e lëkurës - diçka që mund të ndihmoj që të pastronit djerrsët dhe aromën që kundërmon brenda në maskë." Kjo do të thotë shmangjen e çfardo pastruesi mjekësor dhe në vend të kësaj të përdorni diçka me peshë të lehtë dhe hidratuese. (Nëse jeni duke e pastruar fytyrën tuaj në mënyrë të drejtpërdrejt pas që të keni vendosur maskën - kjo gjë nuk preferohet, Dr. Gohara sugjeron të investohet në disa pako të leckave me acid salicilik kur fytyra e juaj ndjehet pakëz e ndotur.)
K, para se të thoni diçka, më bëni një favor the testojeni këtë bb. Herën e ardhshme kur vini në shtëpi nga ndonjë ndejë apo nga dyqani ushqimor, lani fytyrën tuaj sa më shpejt që është e mundur. Ju premtoj që kjo do t'ju ndihmoj që të hiqni të tërë djerrsën dhe të qetësoni fytyrën tuaj nga irritimi - dhe kjo do t'ju marr kohë 30 sekonda maksimum. Vetëm sigurohuni që të përdorni hidratuesin me peshë të lehtë.
Burimi: cosmopolitan.com