Kur duhet të përdorni ujin Micellar?

Uji micellar është një element kryesor i bukurisë franceze që mund të themi me siguri se është i denjë për të gjithë vëmendjen që e merr. Ky ujë i butë dhe me shumë funksione mund të përdoret për të hequr grimin, për të tonifikuar, pastruar dhe balancuar lëkurën. Pavarësisht nga lloji i lëkurës tuaj, çdokush mund ta shtoj këtë produkt të në rutinat e tyre të përditshme të kujdesit të lëkurës dhe ndoshta edhe ta përdorë atë jo vetëm për heqjen e grimit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar gjithçka rreth ujit micellar dhe kohët më të mira për ta përdorur atë.

Çfarë është Uji Micellar?

Uji micellar është një lëng që mundësohet nga micela të vogla (molekula vaji) që veprojnë si magnet për të hequr papastërtitë, vajin dhe mbetjet e grimit nga lëkura. Uji micellar shërben shkëlqyeshëm si një pastrim i parë për të hequr grimin ose për të pastruar lëkurën në mëngjes, plus, mund të përdoret në pambuk nëse nuk ka mundësi tjetër. Pavarësisht nëse jeni duke e përdorur atë si pastrimin e parë, për të freskuar lëkurën e djersitur ose për të pastruar eyelinerin, uji micellar është një ndihmesë e vazhdueshme për lehtësinë dhe shkathtësinë e tij.

Kur duhet përdorur Uji Micellar?

Ne e dimë se uji micellar është i gjithanshëm, por le të futemi në thellësi për të vërtetuar se sa shpesh mund ta përdorni këtë produkt mrekullibërës. Më poshtë, ne mund të shihni tetë nga rastet më të mira për të aplikuar ujin micellar.

  1. Kur zgjoheni

Praktika më e mirë është të lani fytyrën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje dhe nuk ka mënyrë më të mirë për t'u përgatitur për ditën sesa me një pastrim me ujë micellar dhe një filxhan të këndshëm kafe. Përpara se të aplikoni SPF-in thelbësor dhe grimin, përdorni ujë micellar më pas një xhel pastrues për të hequr çdo gjurmë grimi të mbetur nga një natë më parë.

  1. Pas stërvitjes

Pas stërvitjes, sigurisht jeni djersitur, duke e lënë djersën në lëkurë mund të rezultoj në bllokimin e poreve dhe kështu mund të formohen aknet. Kur nuk arrini të gjeni kohën ose vendin për një dush pas stërvitjes, aplikoni ujin micellar në një pambuk dhe pastrojeni lëkurën me të.

Kjo do t'ju ndihmojë të freskoni lëkurën tuaj, të pastroni të gjithë djersën dhe papastërtitë dhe në fund të fundit, ta mbani lëkurën të duket më mirë. Për lëkurën e prirur ndaj akneve, kjo këshillë është veçanërisht e rëndësishme për të menaxhuar prodhimin e vajit dhe për të minimizuar shenjat e akneve.

  1. Pasi keni kaluar kohë në diell

Ngjashëm me atë që ndodh kur stërviteni, pasi kaloni kohë në diell, me siguri do të jeni pak të djersitur. Shpesh, lëkura është gjithashtu më e ndjeshme pas ekspozimit të zgjatur në diell, kështu që ju duhet të shmangni metodat e ashpra të pastrimit të fytyrës.

Kështu, zgjidhni ujin micellar pasi është më i butë për lëkurën ndërsa pastron papastërtitë, mbetjet dhe djersën. Mbajeni në çantën e plazhit për pastrim të lehtë pa shpëlarje.

  1. Pas notit

Pavarësisht nëse jeni në pishinë, liqen ose oqean, rekomandohet të pastroni lëkurën pas notit dhe uji micellar është produkti i përsosur për të këtë. Aplikoni pak në një copë pambuku dhe pastroni lëkurën për të larë çdo mbetje dhe papastërti, pas notit. Pasi të keni mbaruar pastrimin, mos harroni të riaplikoni SPF.

  1. Për freskimin e mesditës

Ndërsa uji micellar është zgjedhja kryesore për pastrim, është gjithashtu shumë i dobishëm për prekje të vogla dhe freskues gjatë gjithë ditës. Kur buzëkuqi fillon të fshihet për rreth ose ju njollosen syt[, përdorni një shtupë pambuku të zhytur në ujë micellar për të hequr çdo njollë.

  1. Kur jeni duke u grimosur

Në mënyrë të ngjashme, mbani afër ujin micellar dhe shtupë pambuku kur jeni duke bërë grimin në fillim të ditës (ose në mbrëmje) për të rregulluar njollat ose gabimet ose për të përsosur eyeliner-in tuaj. Uji micellar do të rregullojë lehtësisht të gjitha pa prishur pjesën tjetër të pamjes suaj.

  1. Kur lëkura juaj është e thatë

Gjatë stinës së thatë të dimrit ose kur lëkura juaj është tepër e thatë, pastrimi me ujë micellar është një opsion i shkëlqyeshëm sepse largon papastërtitë dhe ofron hidratim pa e zhveshur lëkurën siç mund të bëjnë pastruesit tradicionalë. Do të ndihmojë gjithashtu për të shmangur atë ndjenjën e shtrëngimit dhe kruajtjes pas pastrimit.

  1. Para gjumit

Pastrimi i fytyrës para gjumit mund të jetë një nga hapat më të rëndësishëm në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Në përditshëmri, sipërfaqja e lëkurës tuaj mund të përfundojë e mbuluar me të gjitha llojet e papastërtive përveç grimit, duke përfshirë ndotësit e mjedisit, papastërtitë tjera dhe vajrat.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!