"Nëse nuk keni një lëkurë të mirë, grimi nuk e përmirëson atë," thotë Nonni, duke shtuar se kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë arma juaj kryesore.
Këto janë truqet të cilat duhet ti provojnë të gjithë ata të cilët kanë probleme me lëkurën e tyre gjatë grimit, sipas Joelle Nonni.
Përgatitja e lëkurës para grimit është hapi kryesor
"Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, ju duhet të hidratoni atë mirë," thotë Nonni. Por mos harroni se kjo nënkupton më shumë se sa thjesht një hidratues. Ajo sugjeron spërkatjen e një uji termal, i cili qetëson dhe shëron lëkurën e irrituar, në atë pjesë ku do të aplikoni grimin. Ju gjithashtu mund të spërkatni atë në faculeta dhe të bëni presion të lehtë në fytyrë (Nonni sugjeron të lejoni të qëndrojë faculeta në fytyrë për 15 minuta). "Ju mund të ndaloni avullimin e ujit termal dhe të rrisni hidratimin e lëkurës në mënyrë natyrale," spjegon Nonni, duke shtuar se lëvizjet rrethore janë ideale. Pastaj, vazhdoni me një hidratues të butë.
Kozmetika minerale dhe organike jo gjithnjë është një zgjedhje e mirë
Përderisa ju mendoni se etiketimi "natyral" në produkte nënkupton shpëtim për lëkurë të ndjeshme, prap se prap ju duhet të keni kujdes në listën e përbërësve. "Nëse përmbajtja ka parfum apo shumë prezervativ, siguria ka fluturuar," thot Nonni.
Kozmetika solide është më e sigurtë
"Formulat stik apo kompakte janë më të lehta për tu krijuar pa patur nevojë për shumë prezervativ, pasi që ato nuk përmbajnë sasi të madhe të ujit ku bakteret strehohen," spjegon ajo.
Kujdes në datat e skadimit
Një element të cilin rrall kush e shikon është një simbol i vogël në të cilin shkruhet 6M (6 muaj) apo 12M (1 vit), etj, kjo është koha e skadimit momentin që e hapni produktin. Keni kujdes dhe sigurohuni që të zëvendsoni produktin para se data ti skadojë. "Shumë e thjeshtë dhe shumë e rëndësishme," thot Nonni.
Provoni një BB kremë si zëvendësim i pudrës
"Ju duhet të dini se pigmenti rrit thatësinë në lëkurë. Pasi që BB kremërat përmbajnë më pak pigment, ato janë më efektive," thot Nonni. Një tjetër këshillë? Përdorni pudrën e thatë me masë, pasi që edhe pudra e thatë thanë lëkurën, gjë e cila përkeqëson ndjeshmërinë. Nëse ju mbështeteni në pudër, largoni tepricën para aplikimit dhe kujdes të përdorni sa më pak që mundeni.
Sfungjerët janë aplikatorët më të mirë por kujdes nga lateksi
"Neve pëlqejmë sfungjerët pasi që nëse lëkura është e teksturizuar, sfungjeri i dhuron një përfundim të lëmuar," thot Nonni, presionet e lehta janë ideale për mbulimin e rrudhave. Thënë kjo, ju duhet të keni kujdes me përbërjen e sfungjerit. Është e rëndësishme të evitoni alergjenin e zakonshëm të lateksit, i cili mund të shkaktojë detmatitis atopik.
Produktet me pigmentim të shumtë mbase janë shkaktarët e reagimeve
"Hijet e syve përmbajnë pigment të shumtë dhe nëse keni më shumë ngjyra, ju mund të keni më shumë alergji," thot Nonni. Ajo shton se tonet neutrale si bezh dhe bronz rrall që shkaktojnë reagime negative, por e kaltra, gjelbra, vjollce dhe hije tjera më të pigmentuara "nuk janë aq të sigurta." E njejta shkon edhe për buzëkuqin të cilat janë të kuqe dhe vjollce e errët: "Përmbajnë shumë pigmente, gjë e cila shkakton tharje të buzëve," thotë ajo.
Burimi: elle.com.sg