Kufizimi i syve (i njohur edhe si "lineri i padukshëm") është një mënyrë e shkëlqyeshme për t'i vënë në pah sytë tuaj. Shumica e njerëzve mendojnë se qëllimi i kufizimit është që sytë tuaj të duken më të mëdhenj, por sipas grimerit nga Los Angeles, Jason Sanchez "është që qerpikët tuaj të duken më të trashë dhe më të plotë". Në vend që të hijezoni lëkurën sipër qerpikëve tuaj, ju hijezomi pjesën e brendshme të vijës së sipërme të qerpikëve dhe në mes të rrënjëve të qerpikëve. Siç mund ta shihni në fotot më poshtë, mbushja e pjesës së brendshme të vijës së qerpikëve krijon vërtet një iluzion të qerpikëve më të plotë, më shumë sesa maskara. Kjo teknikë mund të përdoret për çdo rast zyrtar apo për qejf, dhe është shumë e lehtë për t'u aplikuar. "Për rezultate më të mira," thotë Sanchez, "përdor një eyeliner kohl sepse është formuluar posaçërisht për t'u mbajtur në zonën e lagur të syrit."
Para se të filloni, sigurohuni që çdo produkt që përdorni pranë syve të jetë i pastër.
Hapi 1:
Me gishta të pastër, ngrini butësisht qerpikët lart. Do të shihni hapësira boshe të vogla midis qimeve të qerpikëve, të cilat do t'i plotësoni me laps të syve.
Hapi 2:
Duke përdorur lapsin e syve, lyejeni lehtë atë në mes të secilit qerpik dhe afrohuni sa më afër rrënjës që të jetë e mundur.
Hapi 3:
Teknikisht keni mbaruar, por nëse dëshironi të intensifikoni edhe më shumë grimin, mund të kufizoni edhe vijën e poshtme të qerpikëve. Ngrini butësisht qerpikët e poshtëm poshtë dhe mbushni boshllëqet midis secilit qerpik.
Burimi: Beautylish.com