Një femër me problem të skuqjes së lëkurës provon korrektorin me ngjyrë të gjelbër dhe shpërndanë përvojën e saj.
Shauna Willetts 24, ishte diagnostifikuar me rosacea nga dermatologët. Ajo zgjohet çdo mëngjes me lëkurë të skuqur dhe të irrituar.
Rutina e sajë e grimit nuk është shumë e pasur. Mbase edhe ka ditë që ajo nuk aplikon grim as edhe pak. Por ajo kësaj here pranoi të provojë dhe të mësojë disa truqe rreth korrektuesit me ngjyrë nga artisti Patrick Eichler.
Para
Hapat se si të mbuloni skuqjen e lëkurës
Aplikoni një primer korrektues të ngjyrës
Në fillim aplikoni një primer që mbulon skuqjen dhe qetëson atë. Sipas Eichler, e gjelbra është ngjyra më e mirë e primerit për të larguar skuqjen. Mos u brengosni, ngjyra e gjelbër do të shpërbëhet në lëkurë sapo të filloni ta fërkoni atë.
Përdorni një korrektorë ngjyre për mbulim shtesë
Eichler thot se shumica e klientëve kanë skuqje rreth mollzave. Nëse keni nevojë të mbuloni skuqjen në këto zona, përdorni një korrektor të gjelbër pasteli. Ky do ju ndihmojë në maskimin e njollave të kuqe të hapur.
Mbuloni me një korrektorë
Është e qartë se ju nuk dëshironi që lëkura juaj të duket e gjelbër, për këtë arsye aplikoni një korrektorë me mbulim të plotë mbi korrektuesin e ngjyrës dhe njollat e tjera që janë me ngjyrë roze të hapur dhe që nuk janë të inflamuara.
Aplikoni një bazë grimi pudër
Përzini korrektorin dhe mbuloni tërë fytyrën me një bazë pudre për të përfunduar. Eichler preferon një formulë pluhuri kur mbuloni skuqjen pasi që jep një mbulim të lehtë. "Kombinimi i korrektorit me një pudër do jep një mbulim të plotë në zonat e nevojshme pa përdorur një bazë grimi me mbulim të plotë në tërë fytyrën," thot ai. "Nëse dikush dëshiron mbulim të plotë në fytyrë, një bazë grimi me formulë kremi mund të arrijë efektin e dëshiruar."
Pastaj
Source: goodhousekeeping.com