Pa marr parasysh nëse ne e klasifikojmë korona virusin si pandemi, kjo tashmë është një çështje serioze. Në vetëm më pak se dy muaj, ky virus ka arritur të përhapet në disa kontinente. Pandemi do të thotë përhapje e qëndrueshme dhe e vazhdueshme e sëmundjes në të njejtën kohë, në më shumë se tre rajone të ndryshme gjeografike. Pandemia nuk i referohet rrezikshmërisë vdjekjeprurëse të virusit por aftësisë së tij për tu shpërndarë dhe nivelit të përhapjes gjeografike.
Ajo çka kemi me siguri është pandemia e frikës. Të gjitha mediat e planetit janë të preokupuara me koronavirusin. Është e kuptueshme që kemi një shqetësim të thellë dhe planifikim masiv të skenarëve më të këqinj. Dhe, natyrisht, lëvizjet me pasoja nga sfera globale e shëndetësisë tek ajo e biznesit dhe politikës.
Por, gjithashtu duhet të kemi parasysh që nuk duhet të panikojmë. Do të ishte gabim që të themi që ka një lajm të mirë rreth koronavirusit COVID-19, por gjithashtu ka arsye për optimizëm; arsye për të menduar që mund të ketë mënyra për të parandaluar përhapjen e virusit si dhe për ta mposhtur atë. Dhe mësimet që duhet t'i marrim për të ardhmen.
- E dijmë se çka është
Rastet e para të AIDS janë përshkruar në qershor të vitit 1981 dhe u deshën më shumë se dy vite për të identifikuar virusin (HIV) që ishte shkaktari i sëmundjes. Me COVID-19, rastet e para të pnuemonisë së rëndë ishin raportuar në Kinë, më 31 dhjetor të vitit 2019, dhe me 7 janar, virusi u identifikua. Gjenomi ishte në dispozicion në ditën e 10-të.
Ne tashmë e dijmë që ky është koronavirus nga grupi 2B, i së njejtës familje si të SARS, të cilin e kemi quajtur SARSCoV2. Sëmundja quhet COVID-19. Është menduar se ndërlidhet me koronavirusin nga lakuriqi. Analizat gjenetike kanë konfirmuar se ka një origjinë natyrale (në mes të fundit të muajit nëntor dhe fillimit të muajit dhjetor) dhe kjo, edhe pse virusët jetojnë përmes mutacionit, shkalla e mutacionit mund të mos jetë shumë e lartë.
- Ne e dijmë se si të zbulojmë virusin
Që nga 13 janari, një test për të detektuar virusin është bërë i disponueshëm.
- Situata është duke i përmirësuar në Kinë
Kontrolli i fuqishëm dhe masat izoluese të vendosura nga Kina janë duke dhënë rezultate. Për disa javë rresht tani, numri i rasteve të diagnostifikuara çdo ditë është duke u ulur. Një përcjellje e kësaj situate është duke u ndërmarr sa i përket detajeve epidemiologjike në shtetet e tjera; përhapjet e virusit janë shumë specifike në vendet e ndryshme, që ndikon që të ketë mundësi të kontrollohen më lehtë.
- 80% e rasteve janë të buta
Sëmundja nuk shkakton simptoma dhe është e butë në 81% të rasteve. Natyrisht, në 14% të rasteve mund të shkaktoj pneumoni të rëndë, dhe në 5% mund të bëhet kritike dhe ndoshta edhe fatale. Është ende e paqartë se sa mund të jetë shkalla e vdekjeve. Por mund të jetë më e vogël sesa që tregojnë parashikimet.
- Njerëzit shërohen
Shumë nga të dhënat e raportuara ndërlidhen me rritjen e numrit të rasteve të konfirmuara dhe numrit të vdekjeve, por pjesa më e madhe e njerëzve janë duke u shëruar, dhe ky proporcion është duke u rritur.
- Simptomat duken të buta tek fëmijët
Vetëm 3% e rasteve ndodhin tek njerëzit ndër moshën 20 vjeçare, dhe vdekjet ndër moshën 40 vjeçare janë vetëm 0.2%. Simptomat janë aq të buta tek fëmijët sa që mund të kalojnë pa u vërejtur.
- Virusi mund të pastrohet
Virusi mund efektivisht të çaktivizohet nga siperfaqet me zgjidhjen e përdorimit të etanolit (62-71% alkohol), hidrogjen peroksidit (0.5% hidrogjen peroksid) apo sodë hipokloride (0.1% zbardhues), në vetëm një minutë. Larja e duarve në mënyrë të shpesht me sapun dhe ujë është mënyra më e mirë për të shmangur sëmundjet ngjitëse.
- Shkenca është duke u marr më të, në të katër anët e globit
Jemi duke jetuar në një epokë të bashkëpunimit ndërkombëtar shkencor. Në vetëm më shumë se një muaj, 164 artikuj shkencor mund të shfletohen në PubMed mbi COVID19 apo SARSCov2, si dhe shumë të tjera që janë të disponueshme në çështjet respiratore të artikujve që ende nuk janë analizuar. Ato janë punë preliminare rreth vaksinave, trajtimeve, epidemiologjisë, gjenetikës, filogjenisë, aspekteve klinike etj.
Këto artikuj janë shkruar nga 700 autorë të ndryshëm dhe janë shpërndarë në të gjithë globin. Është shkencë bashkëpunuese, e shpëndarë dhe e hapur. Në vitin 2003, me epideminë e SARS-it, u deshën më shumë se një vit për të shfletuar më pak se gjysmën e këtyre artikujve. Për më shumë, shumë zhurnale u janë mundësuar lexuesve të interesuar që të kenë qasje të hapur në fushën e koronavirusëve.
- Tashmë ka prototipe të vaksinës
Aftësia e jonë për të dizajnuar vaksina të reja është spektakulare. Tashmë janë duke u zhvilluar 8 projekte kërkimore që mëtojnë të krijojnë vaksinën kundër koronavirusit të ri. Ka grupe që punojnë në projekte vaksinimi kundër viruseve të ngjajshme.
Grupi i vaksinës nga Univesiteti i Queensland, në Australi, ka njoftuar që aktualisht është duke punuar në një prototip që quhet "pirg molekular", një teknologji kjo e re. Ky është vetëm një shembull që mund të lejoj vaksinën të prodhohet brenda një kohe rekord. Prototipet mund shumë shpejt të testohen tek njerëzit.
- Janë duke u ndërmarr testet antivirale
Vaksinat janë parandaluese. Momentalisht, me rëndësi është të bëhet trajtimi i njerëzve që tashmë janë të sëmurë. 80 teste klinike janë duke u zhvilluar në analizimin e trajtimeve për koronavirus. Këto janë antivirale që janë përdorur për infeksione të tjera, të cilat janë miratuar dhe të cilat e dijmë që janë të sigurta.
Njëra ndër to që tashmë janë testuar tek njerëzit është remdesivir, një spektër i gjerë antiviral që është ende në studim, e cila është testuar kundër Ebolës dhe SARS/MERS.
Kandidati tjetër është klorokuini, një antimalarje që është parë që ka aktivitet potent antiviral. Është e ditur se blloqet klorokuine e shpëndajnë infeksionin duke e shtuar pH e ensozomeve, të cilat nevojiten për shkrirjen e virusit me qelizën, dhe kështu duke mundësuar vendosjen e hyrjes së saj. Është demostruar tanimë që ky përbërës e bllokon koronavirusin në vitro dhe është tashmë duke u përdorur tek pacientët me pneumoni të koronavirusit.
Testet e tjera të propozuara janë të bazuara në përdorimin e oseltamivir (e cila përdoret kundër virusit influenza), interferon-1b (proteinë me funksion antiviral), antisera nga njerëzit të cilët janë shëruar apo antitrupat monoklonale për të neutralizuar virusin. Terapitë e reja janë propozuar me substanca frenuese, siç janë baricitinibine, që janë përzgjedhur nga intelegjenca artificiale.
Pandemia e grimit të vitit 1918 shkaktoi më shumë se 25 milion vdekje në vetëm 25 javë. A mund të ngjajë diçka e ngjajshme tani? Ndoshta jo; asnjëherë nuk kemi qenë më të pregatitur për të luftuar pandeminë.
Ignacio López-Goñi është profesor i mikrobiologjisë pranë Universitetit të Navarës (Spanjë).
Burimi: theconversation.com