Kjo është arsyeja se pse duhet të përdorni primer për flokë

Shumë nga ne janë pakufij të familjarizuar me fuqinë e primerit të mirë për grim. Me atë, baza e juaj rrëshqet në mënyrë të lëmuar, lëkura e juaj mirëmban një përfundim të freskët mat dhe grimi i juaj nuk lëvizë. Pa të, ju mund të jeni të sigurt se pamja e juaj do të tretet deri në kohë të drekës. Nuk do të vie si befasi dhe kur e kuptojmë që ka primerë për flokët tuaja - dhe pa marr parasysh nëse ato janë të bukura apo të elektrizuara apo të trasha apo dredha, ju duhet patjetër ta kenit përdorur një.

Çka është primeri për flokë?

Le të nisim nga fillimi: primeri për flokë është një produkt që i pregatitë flokët për stilim. Primerët janë në përgjithësi të prodhuara nga kombinimi i përbërësve kondicionues dhe mbrojtës dhe me formula të ndryshme. Varësisht nga lloji i juaj flokëve dhe rutinës stiluese, ju mund të zgjedhni krem, spërkatës, losion apo balsam primer. Primerët për flokë janë një hap esencial parastilues në rutinën tuaj të përkujdesjes ndaj flokëve - posaqërisht nëse i thani ato apo i stiloni me mjete të nxehta.

Çka bën primeri për flokë?

Një pyetje më e mirë do të mund të ishte, se çka nuk bëjnë primerët për flokë? Ato mbrojnë flokët kundër dëmtimit nga nxehtësia dhe e minimizojnë thyerjet nga lirimi i flokëve nga ngatërrimi dhe kur ato bëhen me brushë. Ato kondicionojnë dhe hidratojnë, duke i bërë flokët tuaja më të buta, më me shkëlqim, më të forta dhe më të menaxhueshme - diçka ashtu si kondicionerët. Ato ju ndihmojnë produkteve të tjera stiluese që të funksionojnë më mirë dhe të zgjasin jetën e stilit tuaj. Primerët për flokë funksionojnë edhe si rifreskues të flokëve, duke shtuar kështu fryrje dhe teksturë. Shumë prej tyre poashtu përmbajnë përbërës mbrojtës UV, duke i bërë ato si krem mbrojtës kundër rrezeve të diellit për flokët.

 

Burimi: beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!