Nga flokët ngjyrë rozë të Dua Lipës tek flokët hibride mullet/pixie të Miley Cyrus tek gjatësia perokside e flokëve të Kim Kardashian West, e cila i ka bërë flokët e saja ngjyrë të kuqe me ndihmën e stilistit për flokë, Chris Appleton.
“Më pëlqen që nuk ishte një zgjedhje e pritur, çdonjeri e sheh atë duke eksperimentuar me ngjyrë bjonde apo platine por ngjyra e kuqe ishte e freskët dhe një ndryshim befasues.” thotë Appleton, i cili kishte bërë gjatësinë e flokëve oniks para se të ngopte fijet me ngjyrë të pasur të kuqe. Për tu siguruar që ngjyra ka arritur të përshtatet me ngjyrën e lëkurës së KKW, Appleton me qëllim e ka lënë një qikë ngjyrën natyrale tek rrënja, duke shtuar momente të mirëmbajtjes së vitit 2020. Për të gjithë ata që mëtojnë të kenë flokë të kuqe që përshtaten me sezonën e verës, Appleton rekomandon që të shmangen sulfatet dhe nxehtësia, të kondicionohen në mënyrë të duhur si dhe të synohet shkëlqimi në mënyrë që të bëhen flokët elegante. Por cila është recepta? Pa marr parasysh hijen, garantoni një qikëz të jetëgjatësisë duke i lënë rrënjët natyrale.
Burimi: vogue.com