Këto janë trendet e flokëve të cilat po pushtojnë Instagramin për këtë vjeshtë.
Stilet e flokëve ende po shijojnë rikthimin e viteve të 80-ta dhe 90-ta, të cilat kanë ndikuar në të gjitha stilet, duke filluar nga stili i bishtalecit e deri tek aksesorët.
Rikthim i viteve të 80-ta
Në pistën e Louis Vuitton për këtë vjeshtë koncentrimi i tëri u bë në vitet e 80-ta. Floku ishte i ndarë në njërën anë dhe i stilizuar për të mbuluar njërin sy, pa mos e tepruar me produkte stilimi.
Gërshetat e reja
https://www.instagram.com/p/BxwyqFclopt/?utm_source=ig_embed
Nëse ka një kohë që nuk keni provuar gërshetat, tani është koha. Qoftë një stil bohem dhe i butë apo një i plotë, gërshtetat mund ti stilizoni si të doni, pavarësisht tekstura apo lloji i flokut. Në fund të fundit, gërshetat janë një klasikë dhe asnjëher nuk dalin nga moda.
Flokë Euphoria
https://www.instagram.com/p/B088xq6Hd7K/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B1oQ94xF2kX/?utm_source=ig_embed
Keni ndëgjuar për grimin Euphoria - grim me shkëlqim dhe i guximshëm i inspiruar nga një film i HBO, dhe tani është koha për flokët Euphoria. Mos keni frikë për të shfaqur kreativitetin tuaj me gurë si dhe zgjatje shumë ngjyrëshe.
Aksesorët e flokëve
https://www.instagram.com/p/B0KXBX4A2FL/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/ByVscRMBPRW/?utm_source=ig_embed
Këtë sezonë, në vend që të largoni aksesorët, vendosni edhe më shumë nga ato, mos përdorni 1 lloj, përzieni disa lloje për një argëtim të shtuar. Sa më shumë, aq më mirë.
Stili i ri i bishtalecit
https://www.instagram.com/p/B1pSTZpHKfc/?utm_source=ig_embed
Ju mund të faleminderoni kukullat Bratz për rikthimin e bishtalecit të lëmuar dhe me shkëlqim të cilin keni mundur ta shihni tek Bella Hadid dhe Kylie Jenner.
Burimi: cospopolitan.com