Këshilla rreth Blush-it dhe Bronzerit

Aplikimi i bronzerit dhe blush-it mund të jetë i ndërlikuar edhe për grimerët me përvojë. Cilën nuancë të përdorni, ku të filloni ta aplikoni dhe sa duhet ta shpërndani, këto të gjitha janë gjëra që duhen marrë parasysh. Bronzeri shumë i errët mund t'ju bëjë të dukeni si Oompa Loompa. Ngjashëm ndodhë edhe me blush-in i gabuar. Grimerja e famshme nga New York City, Susie Sobol, ndanë këshillat e saj rreth aplikimit të bronzerit dhe blush-it perfekt.

"Nëse keni lëkurë të thatë, mos përdorni kozmetikë. I preferoj blush-et kremoze të bëra me vaj argani dhe elemente të tjera që ushqejnë, hidratojnë lëkurën dhe i japin shkëlqim lëkurës."

"Më pëlqen të aplikoj blush-in e lëngshëm ose kremoz me gishta, por ndonjëherë një brushë me fije të shkurta dhe e trashë është mënyra për të arritur pamjen përfundimtare të shtrirë në mënyrë perfekte, veçanërisht nëse nuk jeni preferoni të aplikoni grimin me gishta. Ndërsa sa i përket shkëlqyesve, thjesht duhet të mbani mend ta aplikoni në dritë natyrale dhe ta aplikoni me një brushë të hollë e të gjerë."

"Sa për bronzerin, aplikojeni sipas metodës së vjetër, duke thithur faqet dhe duke aplikuar pikërisht poshtë mollëzës për një pamje shumë moderne." (Ky truk i konturimit mund të jetë paksa i tepërt për të përdoret në përditshmëri). "Brushat më të mira për këtë teknikë është një brushë e butë e pjerrtë. Rezultati me këto brusha është shumë delikat dhe i përsosur."

"Për ata me lëkurë të hapur me nëntone të ftohta, zgjidhni blush-in rozë me pak nuancë blu dhe kumbulle. Diçka e lehtë dhe e tejdukshme është gjithmonë më e mirë se mat për dikë që është shumë i zbehtë. Nëse keni një nuancë lëkure më të ngrohtë, më bukur duket një blush pjeshke në ari.

Burimi: Beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!