Katy Perry duket plotësisht ndryshe me flokët e saja…

Këngëtarja është me të vërtetë kameleon i stilit për flokë.

Bazuar në hulumtimin shkencor timin të bërë në mënyrë shumë përmbajtësore, ndjehem besimplotë që të deklaroj që flokët natyrale të Katy Perry janë bjonde platine me stil bob. (ngjyra platine mund të mos jetë natyrale, por flokët që janë bërë me bllanzh janë definitivisht duke u rritur nga koka e saj.) Por, pa marr parasysh se sa argëtuese është kjo pamje, këngëtarja si dhe moderatorja e emisionit American Idol qartësisht dëshiron që të luaj me paruket, flokët shtesë si dhe ngjyrat si stili i flokëve ponytail ngjyrë rrozë-pjeshke të cilën ajo e kishte në emisionin Jimmy Kimmel Live, si dhe paruket brune dhe të kuqe të cilat i kishte të mbajtura për Kërshëndella në fund të vitit të shkuar. Dhe tani, Perry është duke eksperimentuar me pamjen klasike bjonde të një vajzeje tërheqëse.

Vonë në natën e së shtunës, Parry ndau me miqt një foto selfie në Instagram që dukej me paruke bjonde ranore dhe me rrënjë pakëz të errëta. Stili i çelur përmbante flokë valore të shthurura, po është e pamundshme ta themi sesa është pamja pasi që fotoja duket e prerë – por megjithatë duket në foto se flokët e saja kishin gjatësi deri pas krahëve. Shtresa me e shkurtër përpara syve të Perryt, duke mbuluar njërin nga sytë e saj, ka shumë vëllim, pjesërisht e krijuar nga pjesa e thellë.

“Nëse nuk më dashuroni mua me këtë prerje pixie, atëherë ju nuk më meritoni si një perëndeshë me shkëlqim,” kishte shkruar Perry në titullin e fotos së postuar, duke iu referuar flokëve të saja shumë të shkurtra që kishte mbajtur përgjatë vitit 2018 dhe 2019.

 

Perry në foto kishte piketuar stilistin Jesus Guerrero, i cili sheshherë kishte stiluar flokët e saja natyrale por i cili poashtu njihet edhe për krijimin e stileve magjike me paruke. Ju kujtohet kur Kylie Jenner kishte prerë flokët e saja të shkurtra dhe pastaj menjëherë e kishte ndërruar stilin në paruke super të gjata bjonde? Guerrero ishte përgjegjës për të dyja këto stile.

Përkundër asaj se sa i mahnitshëm është ky stil i gjatë i Perryt, ne sipas të gjitha gjasave do ta shohim me pamje tërësisht të ndryshme brenda ditësh. Pse jo? Ajo duket e mrekullueshme në çfardo stili që e provon.

 

Burimi: allure.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!