Ja si të kuptoni se a duhet ti bashkoheni grupit të shampos pa sulfate.
Vitet e fundit, ka patur një luftë në industrinë e kujdesit të flokëve kundër sulfateve. Në dyqane të ndryshme ju mund të shihni produkte të shumta në përmbajtjen e të cilëve ju mund të lexoni "Sulfate-free". Kjo është një zgjedhje e mirë për flokun tuaj, pasi që ky lloj i shampos i jep flokëve një pastrim më të butë.
Çfarë janë sulfatet dhe përse të gjithë mundohen t'i shmangen atyre?
Thjesht, sulfatet janë ato që formojnë shkumën në shampo. Teknikisht, ato janë një lloj i surfaktantit që tërheq të dy vajin dhe ujin. Sulfatet pastrojnë papastërtitë dhe qelizat e vdekura të lëkurës nga lëkura dhe skalpi me anë të ujit, thot Eric Schweiger, themelues i Schweiger Dermatology Group.
Ana negative është se ato mund të largojnë vajrat natyrale nga skalpi dhe floku, duke i bërë floktë më të dobëta dhe të thata. Dhe nëse skalpi është i ndjeshëm, sulfatet mund të shkaktojnë irritim si: skuqje, thatësi dhe kruarje.
3 komponimet e sulfateve më të zakonshme në industrinë e bukurisë janë: sodium laureth sulfate, sodium lauryl sulfate, and ammonium laureth sulfate. Çdo lloj i sulfatit dallon në intenzitet, por të gjith mund të irritojnë lëkurën ose qimen. Verzionet me -eth janë më të buta për lëkurën dhe qimen se sa ato me -yl, thot King. "Dhe verzioni me amoniak është më i butë se sa ai i natriumit."
Disa vërtetë mund të kenë përfitime nga shampot pa sulfate
Ata me flokë të ngjyrosura duhet vërtetë të largohen nga shampot me sulfate pasi që ato janë pastrues të fortë. "Përdorimi i sulfateve në flokë me ngjyrë mund të largojnë ngjyrën nga ato," thot King. Unë u largova nga shampot me sulfate vite më pare, dhe tani ngjyra qëndron më gjatë.
Ata me flokë të thata dhe dredha gjithashtu duhet të përdorin shampo pa sulfate. Pastruesit pa sulfate mirëmbajnë vajrat natyrale në skalp dhe flokë, e cila përfundimisht rezulton në flokë më të hidratuara.
"Është e mundshme të arrini flokë të pastra pa sulfate," thot Schweiger, por ato vërtetë pastrojnë flokun dhe skalpin me përpjekje të pakta. "Me shampo që përmbajnë sulfate, juve nuk keni nevojë për përpjekje të shumta për pastrimin e flokëve, ndërsa me shampo pa sulfate, juve do ju duhet të masazhoni më shumë skalpin në mënyrë që të pastroni atë."
Përdorimi i produkteve me cocobetain (një surfaktant që rrjedh nga vaji i kokosit) është një zgjedhje pa sulfate, dhe është më i butë se sulfatet. Nuk pastron sa ato, gjë e cila mund të jetë e mirë nëse keni flokë kaçurrele dhe të thata.
Schweiger thot se shumica e njerëzve përfitojnë nga shampot me sulfate. Shembull, nëse floku juaj është i yndyrshëm ose keni zbokth, një shampo me sulfate do ju ndihmojë të absorboni dhe të largoni vajrat nga skalpi. Dhe nëse shampoja e juaj e zakonshme ju jep rezultate të mira dhe nuk vëreni thatësi ose skalp të irrituar, atëherë vazhdoni me përdorimin e tij.
Burimi: refinery29.com