Pamja e fundit dhe e papritur e këngëtares është mahnitëse.
Të qenurit shtatëzënë gjatë pandemisë shton edhe një nivel më shumë stresin, por Ciara e ka bërë të pamundurën duke qëndruar në shtëpi.
Këngëtarja ka patur një kohë të këndshme duke e dokumentuar udhëtimin e saj të shtatëzanisë të fëmiut të saj të tretë, djalit Win Harrison Wilson, me seritë e fotografive që i ka bërë në shtëpi, të cilat shumica janë bërë pa grim. Por ajo poashtu ka eksperimentuar me një numër të stileve të flokëve, nga ato afros tek ato valore me gjatësi deri në bel.
Tani, nëna e tre fëmijëve është duke i ndërruar gjërat përsëri.
Më 12 nëntor, Ciara e ndau me ndjekësit e saj në media shoqërore një foto selfie me flokë të gjata, të akullta dhe të kaltra.
"E kaltër" e kishte shkruar ajo titullin e postimit. Këngëtarja e kishte piketuar stilistin e kahmotshëm César DeLeön Ramîrez, duke i dhënë meritën atij për pamjen e saj të re.
Ndërkaq, sa i përket stilit të hijshëm dhe të drejtë, Ciara e ka bërë atë vet.
Ciara është e njohur me flokët e saj kameleone, duke tentuar nuancat bjonde dhe ngjyrë kafe përgjatë viteve, dhe nuancën hiri në Met Gala 2016. Sidoqoftë, kjo është hera e parë që ajo e ka provuar ngjyrën pastel - dhe ne jemi këtu për të.
As Ciara dhe as Ramîrez nuk e kanë konfirmuar nëse ngjyra e re e këngëtarës është paruke apo flokët e saj të vërteta. Cilado qoftë, ne mezi presim që të shohim se si do t'i stiloj ajo flokët herën tjetër. Me vetëm disa shfaqje në TV, projektet e thurura dhe receptat për t'i provuar, ne do të marrim të gjithë frymëzimin e flokëve që do të mund ta gjejmë në Instagram.
Burimi: instyle.com