Qoftë mënyra se si e pregadisni garderobën, qoftë ajo se si e pregadisni darkën në tavolinë, ju e shfaqni personalitetin me çdo çfardo veprimi qoftë: të madh apo të vogël. Dhe kjo shpërfaqje theksohet edhe më shumë kur kemi të bëjmë me përkujdesje ndaj vetvetes. A jeni ju një divë perfeksioniste e cila i ka bërë thonjtë me manikyr në mënyrë të përsosur, flokët e rregulluara në tërësi dhe veshjen që ju bën të gatshme për dalur në mbrëmje? Apo, a preferoni t’i nënshtroheni asaj se si e projektoni ju veten, duke përzgjedhur rroba me hijezim pastel dhe të mbani flokët tuaj të paluara ngushtë prapa?
Janë disa mënyra të ndryshme për të parë se çka ju bën me të ndryshëm nga të tjerët. Por, a keni menduar që edhe rutina e juaj e përkujdesjes ndaj flokëve mund të tregoj shumë për personalitetin tuaj? Po, definitivisht.
Perfeksionistja
Nëse jeni një lloj i vazjës që i rreshton në mënyrë të kujdesshme produktet e flokëve në raft, që presin të përdoren në secilën natë, si rutinë e shenjt, atehërë kjo definitivisht e shfaq natyrën tuaj tepër të përpikt si dhe afinitetin tuaj që të gjitha gjerat të jenë të përkryera?
Përtacja Suzi
Nëse jeni një vajzë që nuk do të ishte brengosur me një linjë të produkteve dhe në fakt i duket ajo e rëndë për t’i larë flokët, ju do të duhej të punonit që të bëheni më pak e pashpirt, dhe ne nuk e kemi fjalën vetëm për flokët tuaja! Por, në anën tjetër, ju jeni një vajzë që ka flokë të çrregullta dhe që nuk brengoset fare për to pasi që të zgjohet nga gjumi!
Eksperimentuesi
Nëse keni shprehi që t’i hedhni flokët sa andej, sa këndej apo që ndjekni modën e flokëve të drejta tek ato të shkurtra si të Rihanës – në muajin tjetër vetëm për ta ndërruar rutinën, atëherë ju jeni definitivisht eksperimentuese. Ju dëshironi që të provoni trajtime të reja, produkte apo stile flokësh vetëm për të parë se cila funksionon më së miri për flokët dhe stilin tuaj. Ju, si një vajzë me mendje të hapur dhe fleksibile, një veti që sigurisht se ju ndihmon në shumë fusha të jetës përpos që ju sjellin flokë ziliqare!
Person me mendje të lirë
Ju jeni një lloj vajze që nuk ju pëlqejnë asnjë lloj i ritualeve. Atëherë, për ju një ditë është trajtim me kondicionim të thellë, një ditë as që nuk i thani flokët! Rutina e përkujdesjes së flokëve tuaja, ashtu si ju, nuk ka parashikueshmëri. Ju mund të shkoni ngado varësisht se çfarë disponimi keni. Tani, pyetja e vërtetë është, a i duhen flokëve tuaja ky lloj i lirisë?
Neutrali
Derisa ju nuk shpenzoni orë të tëra përballë pasqyrës duke i stiluar flokët dhe duke u obsesionuar me to, ju e dini rëndësinë e kujdesit ndaj flokëve në mënyrë që ato të jenë në formë të duhur. Për ju, përderisa kujdesi ndaj flokëve është një pjesë e rëndësishme e rutinës ditore, nuk është diçka që ju shpenzoni shumë kohë! Në vlerësimin tonë, qasja e juaj është gjëja më e mirë që mund të ndodhë tek flokët tuaja dhe përgjithësisht pamja e juaj!
Burimi: sunsilk.in