Highlighter-i është bër një ndër produktet më në trend të makijazhit, tërheqë dhe reflekton dritën natyrale që të ndriçojë dhe të krijojë efekt vezullues në fytyrë. Produkti mund të vijë në formë të lëngshme, si kremë apo si pudër dhe zakonisht aplikohet në mollëza, hundë dhe në pjesën e ballit.
Yjet si Kim Kardashian, Rihanna dhe Xhenifer Lopez e përdorin highlighter-in për të arritur pamje glamuroze. Andaj, si e aplikoni saktësisht atë? Ja disa këshilla nga David Razzano, një artist profesional i makijazhit.
- Duhet të dini se cili lloj i highlighter-it është më i mirë për ju
Highlighter-i vjen në katër forma të ndryshme- pudër, kremë, ngjitës apo i lëngshëm. Sipas Razzanos, lloj i highlighter-it që e dëshironi varet nga lloji i lëkurës suaj. Nëse keni lëkurë të yndryshme do të duhej të përdorni pudër, për lëkurë të thatë- kremë apo ngjitës. Nuk ka rregulla të caktuara, thjeshtë përdorim atë që na përshtatet më së miri.
- Duhet të dini se cila nuancë e highlighter-it ju përshtatet më së miri
Sikurse baza, që highlighter-i të duket më së miri në ju, varet nga ngjyra e lëkurës suaj dhe nuancat. Nëse keni nuanca të ngrohta, do të dëshironit të provoni highlighter me ngjyra të arta. Nëse keni nuanca të ftohta, përdorni highlighter të argjendit apo shampanjë. Përsëri, nuk ka rregulla të caktuara por do luani me ngjyrat e highlighter-it derisa të kuptoni se cila ju përshtatet.
- Gjeni mjetet e duhur për aplikim
Këshilla më e madhe e Razzanos është që mos të aplikoni highlighter-in kudo në fytyrë. Highlighteri ka për detyrë që të theksojë disa pjesë të fytyrës suaj e jo tërë fytyrën. Do të donit të aplikonit produktin në mollëza, mjekërr dhe ballë, me raste do të mund të aplikonit pak edhe në majë të hundës dhe pjesën mes hundës dhe buzës së sipërme, si dhe këndet e brendshme të syve.
Nëse jeni duke përdorur kremë, ngjitës apo highlighter të lëngshëm, filloni duke bërë disa pika me të në pjesë ku dëshironi ta aplikoni dhe përzieni duke përdorur blender të lagësht apo brushë për konturim. Highlighter-i ngjitës dhe i lëngshëm mund të aplikohet edhe me majat e gishtave duke e shpërndarë butësisht produktin në lëkurë. Nëse jeni duke përdorur highlighter mat, aplikoni atë në formë të trekëndëshit nën sytë e juaj. Për highlighter ndriçues, aplikoni produktin direkt në vendin e dëshiruar për highlighter pudër, një brushë mund të përdoret për shpërndarjen butësisht nëpër fytyrë.
Burimi: byrdie.com