Ide dhuratash për të dashurin tuaj

Me kaq shumë njerëz për të blerë dhurata gjatë sezonit të festave, mund të jetë e vështirë të mendosh për dhurata kreative që ata në të vërtetë do të duan t'i përdorin. Sa i përket dhuratave për djemtë, mund të jetë veçanërisht e lehtë të ngjitesh me çorapet tipike, ndonjë kolonjë ose kravatë. Këtë vit, ndihmoni meshkujt në jetën tuaj të kujdesen lëkurën, flokët dhe në tërësi të kudesen për veten. Nga ngjyra e flokëve te maskat e fytyrës dhe disa nga sekretet tona të preferuara të kujdesit të lëkurës, ne po ndajmë njëmbëdhjetë produkte për të kënaqur shijen e çdo djali.

Toner eksfoliues

Këtë vit, përmirësoni setin e rruajtjes duke shtuar një tonik eksfolues. Ashtu si një krem pas rruajtjes, përdorimi i një toniku me acid glikolik mund të jetë i dobishëm për lëkurën tuaj pasi ofron eksfolim shtesë dhe mund të ndihmojë në zbutjen e shenjave të pakëndëshme së rruajtjes, duke përfshirë prerjen me brisk, shtrëngimin, acarimin, skuqjen dhe thatësinë e tepërt të lëkurës.

Shkumë flokësh

Jepni dhuratën e kreativitetit të flokëve dhe tregojuni burrave në jetën tuaj se ka më shumë mjete për të stiluar flokët sesa thjesht gelli i përditshëm. Qoftë nëse janë flokët kaçurrelë që kanë nevojë për një kontroll apo flokë të drejta që kërkojnë pak volum, është shkuma e flokëve ajo që rregullon çdo tip flokësh të çdo mashkulli.

Korrektor hidratues

Le t'ju tregojmë burrave si të zbulojnë sekretin për ndriçimin e menjëherëshëm të syve të lodhur duke aplikuar në një korrektor hidratues. Ofron mbulim si dhe hidratim, duke mbetur shumë i lehtë në lëkurë.

Ngjyrë e përkohshme për flokë

Shtoni pak shije dhe tundojeni të dashurin tuaj me një ndryshim të përkohshëm e argëtues të ri të ngjyrës së flokëve. Lërini të eksperimentojnë me një nuancë të ndryshme për flokët e tyre.

Krem ndrçues për sy

Dhurata kundër plakjes është diçka që çdokush do të ishte i lumtur ta merrte. Meqenëse sytë tanë kanë më shumë gjasa të shfaqin shenja të hershme të plakjes së lëkurës, duke përfshirë rrudhat, rrathët e zinj dhe qeskat nën sy nga lodhja, një krem për sytë është një domosdoshmëri.

Maskë fytyre

Një maskë për fytyrën është një dhuratë e përsosur për të dashurin tuaj që ka nevojë për pak kohë kujdesi për vete. Maskat e fytyrës pastrojnë poret dhe heqin qafe papastërtitë dhe vajin e tepërt në mënyrë që ai të mund të shtrihet dhe të kaloj kohë për veten duke përfituar nga të mirat që ofron kjo dhuratë.

Gell për vetulla

Kur bëhet fjalë për rregullimin e meshkujve, vetullat shpesh anashkalohen. Vetullat e rregulluara mund të bëjnë shumë  ndryshim kur bëhet fjalë për definimin e fytyrës. Nëse njihni dikë me vetulla të plota ose të dendura, mund të përfitoni nga një gell për vetulla pa ngjyrë.

Pastrues fytyre pa shpëlarje

Të gjithë e dinë rëndësinë e një fytyre të freskët, por një rutinë e kujdesit për lëkurën me dhjetë hapa nuk është për të gjithë, veçanërisht për burrat. Në vend të kësaj, jepini atyre dhuratën e lëkurës së pastër me një pastrues të lehtë. Bën pastrim pa rrëmujë dhe të shpejtë në rutinën e tyre të rregullt.

Mbulues thinjash

Për atë që nuk është aq i lumtur për thinjat që kanë filluar t'i dalin së fundmi ose për atë që po i shtyn kufijtë e flokëve e tij të lyer, një mbulim tek rrënjët është një ide e mirë.

Skrab për lëkurën e kokës

Pasi ta keni përgatitur të dashurin tuaj me produkte eksfolimi për fytyrën dhe trupin, kthejeni atë në një mbret të kujdesit për veten duke futur një skrab të kokës në rutinën e kujdesit të flokëve. Dhurojini atij përvojën eksfoluese të një masazhi detoksues për skalpin.

Hidratues me SPF

Ndërsa po ndani dhuratën e kujdesit për lëkurën këtë sezon, mos harroni t'u kujtoni burrave në jetën tuaj mbrojtjen nga dëmtimi i diellit. Bëjeni të thjeshtë për ta duke u dhuruar një hidratues me SPF brenda.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!