Hapat që mund t'i ndërmerrni për qerpik të shëndoshë dhe të bukur

Edhe pse qerpikët janë aq të shkurtë dhe të shumtë, ato prap se prap kanë fuqinë të transformojnë fytyrat tona dhe për këtë arsye ato shpesh janë tipari jonë më i fokusuar. Ne kalojmë një kohë të gjatë dhe të holla duke u munduar që ato të duken të gjata dhe të plota, ku më në fund ato bien pa ndonjë shkak të arsyeshëm. A është faji ynë? A po shkatërrojmë vet ne qerpiktë tanë të bukur pa vetëdije?

Sipas ekspertes dhe esteticientes Allison O'Connor, përgjigja është po. Në vazhdim do të mund ti mësoni shkaqet e rënies së qerpikve dhe hapat që mund t'i bëni për qerpik të shëndosh dhe të bukur.

Ju nuk keni kujdes me qerpiktë artificial

Të gjithë e kuptojnë që kohë pas kohe keni nevojë për pak gjatësi të qerpikve me anë të atyre artificiale, por ajo që po shkatrron qerpiktë tuaj natyral është procesi i largimit të qerpikve artificial, thot O'Connor. "Ju nuk keni kujdes gjat largimit të tyre," spjegon ajo. "Ato i largojnë ato pa e menduar fare. Ajo se çfarë ju duhet të bëni është përdorimi i një pastruesi të grimit apo solucionit të dizajnuar në mënyrë specifike për të larguar qerpiktë artificial. Këto produkte ndihmojnë në zbutjen dhe tretjen e ngjitësit dhe lehtësojnë largimin e tyre."

Bëni gjum me grim në sy

Deri më tani, duhet t'i keni mësuar rregullat dhe dëmet e gjumit me grim në sy. Dhe ne kemi edhe një arsye për juve që të keni kujdes në rutinën e bukurisë para gjumit: qerpiktë tuaj. "Kur i mbani një kohë të gjatë, grimca nga maskara dhe hija e syve mund të bllokojnë folikulet e qimeve," thot O'Connor. "Kjo parandalon folikulin të merr frymë dhe pas një kohe ndalon rritjen e qerpikve."

Nuk po përdorni një serum zbutës për qerpik

Ju as që do të mendoheshit për përdorimin e një kondicioneri për flokë, por idea e përdorimit të një kondicioneri për qerpik, mbase duket paksa e çmendur. Qerpiktë kanë nevojë për kujdesin tuaj ashtu siç kanë nevojë flokët. Juve keni nevojë për serum në mënyrë që të mbani ato të shëndetëshme dhe të shmangni rënien e tyre.

Nuk keni kujdes gjatë lakimit të tyre

E dini atë pjesën e gomës në lakuesen e qerpikve? Nuk është aty për zbukurim. Ai shirit i vogël është krijuar për të mbrojtur qerpiktë tuaj. Kur nuk është aty, lakuesja e qerpikve ju shkakton dëme qerpikve tuaj natyral. "Një lakuese pa gomë mund të këpus qerpiktë tuaj në bazë," thot O'Connor. Në mënyrë që të shmangni këtë, sigurohuni që lakuesja ka pjesën e gomës në vend si duhet.

Tregoheni të vrazhdë ndaj syve tuaj

Fërkimi ose pastrimi në mënyrë të ashpër i fytyrës suaj mund të shkaktojë traumë në qerpiktë tuaj. "Fërkimi i ashpër i zonës së syve, madje edhe pastrimi i grimit, mund të shkaktojë rënie të qerpikve," spjegon O'Connor. "Qimet janë të holla dhe të ndjeshme sa që shumë lehtë mund të këputen nga folikuli i tyre. Keni kujdes dhe kushtoni vëmendje aplikimit të kremërave dhe maskarës në qerpiktë tuaj."

Mund të jetë diçka edhe më serioze

Ka disa gjendje shëndetësore që mund të shkaktojë rënie të qerpikve dhe duhet të keni shumë kujdes rreth atyre. Nëse mendoni që rënia e qerpikve mund të jetë rezultat i gjendjeve më serioze se sa fërkimi i syve tuaj ose gjumi me grim në fytyrë, gjithnjë konsultohuni me dermatolog. Ato mund të diagnostifikojnë problemin dhe të ju këshillojnë se si të veproni ndaj tyre.

 

Burimi: allure.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!