Gruaja nga Montana është emëruar "police nderi" për ngadalësimin...

Është një police e re nga Montana në qytet – apo të paktën një police nderi.

Pas marrjes së përgjegjësisë të respektimit të kufizimit të shpejtësisë në muajin e kaluar, gjyshja nga Montana Patti Baumgartner është emëruar “ushtare e nderit” për përpjekjet e saj për të ngadalësuar veturat që ngasin me shpëjtësi të madhe në mënyrë që t’i mbaj rrugët e qytetit të sigurta.

Përpjekjet e Baumgartnerit janë dokumentuar në muajin e kaluar, kur fotot u shfaqën në media shoqërore të saj duke e mbajtur një tharëse të bardhë për flokë përgjatë rrugës në Polson, Montana, në përpjekjen për t’i bërë shoferët e veturave që të ngadalësojnë. Shpresa, në bazë të radios lokale 8KPAX, ishte se ngasësit do të ngatërronin tharësen për flokë me matësin e shpejtësisë dhe kështu do të reagonin duke tërhequr këmbëzën e gazit.

 

Përpjekjet e Baumgartnerit për të rritur sigurinë në trafik nuk është se ishin të pavërejtshme. Më 20 gusht, policja patrolluese e autostradës së Montanas, Noah Pesola, kishte cicërruar në profilin e saj në Twitter që e kishte gjetur Baumgartneren dhe e kishte falenderuar për përpjekjet e saj, me një kapelë fushate, një gexh ngjitës dhe me një titull “ushtarja e nderit.”

 

“Mendova se kjo gjë ishte diçka e mahntishme,” shpjegoi Pesola për radion 8KPAX. “Mendoj se çështja e tejkalimit të shpejtësisë në Montana është një gjë serioze dhe kam menduar se ishte një ide madhështore kreative për publikun që të provojnë dhe ta luftojnë duke mos i bërë njerëzit shumë të hidhëruar.”

Në vitin 2018, numri i vdekjeve në fatkeqësi komunikacioni në autostradat e Montanas ka rënë për të tretin vit rradhazi, që shënon edhe numrin më të ulët në gati shtatë dekadat e kaluara.

Por Montana ende ka rrugë që janë të rrezikshme për ngasësit. Në vitin 2018, një raport i bërë nga Instituti Hulumtues i Transportit, pranë Universitetit të Michiganit ka gjetur se Montana ka shkallën e tretë më të lartë të vdekjeve nga fatkeqësitë në komunikacion në krahasim me të gjitha shtetet e tjera, më konkretisht 21.7 vdekje për 100,000 banorë. Kjo shkallë, bazuar në të dhënat e vitit 2015, ishte tejkaluar vetëm nga shtetet e Mississippit dhe Wyomingut.

 

Burimi: time.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!