Grimi për sy dhe sytë e thatë

Kur keni sy të thatë, e tëra që dëshironi është që t'i bëni sytë tuaj të ndihen më të rehatshëm. Ju mund të flisni me mjekun tuaj rreth recetës për pika për sy, pomada të posaçme apo edhe ndërhyrje kirurgjikale për t'i mbyllur kanalet e lotëve.

Por a e keni ditur që shprehitë tuaja të grimit mund t'i bëjnë sytë tuaj më keq? Para se të kërkoni trajtim, ju do të kishit dashur së pari të konsideronit ndryshimin e shprehive të grimit. Artikujt që vijnë në kontakt të afërt me sytë tuaj, siç janë maskara dhe vijezuesi për sy, mund të kontaminojnë lotët tuaj dhe t'i bëjnë simptomat më të rënda.

Çka është syri i thatë?

Sytë e thatë janë një gjendje në të cilën sytë e kanë të pamundur që të prodhojnë lotë në mënyrë që ato të jenë të hidratuara. Lotët mund të thahen shumë shpejt, duke i bërë sytë tuaj të thatë dhe të vrazhda. Apo, lotët tuaj mund të mos kenë balancë të duhur të vajit, ujit, dhe mukozës që të jenë të efektshme.

Janë shumë arsye se pse thahen sytë. Nganjëherë, është sepse trupi i juaj është duke u plakur. Në rastet tjera mund të ndodhë për shkak të një gjendjeje të caktuar shëndetësore si reuma apo problemi i tiroideve.

Pa marr parasysh se çka i shkakton sytë që të thahen, përdorimi i grimit i bën ato më keq. Ju duhet të dini se cilat produkte duhet t'i shmangni dhe si t'i aplikoni në mënyrë të duhur për t'i mbrojtur lotët.

Përzgjedhja e duhur e produkteve të grimit

Disa produkte mund të irritojnë sytë tuaj dhe të e bëjnë më të hollë shtresën e lotit. Këtu mund t'i shihni disa këshilla për t'i përzgjedhur produktet më të mira nëse keni sy të thatë:

  • Shmangni maskarët e vjetra që shkërmoqen kur ato thahen.
  • Përdorni maskara për trashësim për shkak se gjasat janë më të vogla për tu shtresuar pasi që të thahen ato.
  • Merrni në konsideratë përdorimin e dredhuesve të qerpikëve në vend të maskarës.
  • Shmangni heqjen e grimit që kanë vaj apo paraben.
  • Shmangni produkte të bazuara në pudër dhe ato të lëngshme, duke përshfirë dhe hijet e syve dhe bazat.
  • Përdorni produkte të bazuara në krem në vend të produkteve të tjera.

Pse disa produkte mund t'i thajnë sytë tuaj më shumë

Shumë produkte të grimit për sy vijnë në kontakt me membranën që e mbulon kokrrën e syrit. Kjo quhet poashtu shtresa e lotit.

Studimet kanë treguar që kur e aplikoni grimin e syve mund të bëni dallimin. Një eksperiment kishte përfshirë matjen e vëllimit të pjesëzave të ngjitësit në lotët e personit kur ka përdorur vijëzues. Ata të cilët kanë aplikuar vijëzuesin përgjatë vijës së qerpikut kishin përjetuar vëllim më të lartë të pjesëzave të shtresës së lotit në krahasim me ata të cilët kishin aplikuar atë jashtë vijave të qerpikut. Studiuesit kanë sugjeruar që lëvizja e pjesëzave të grimit në shtresën e lotit mund t'i bëjë sytë të irritohen dhe të thahen edhe më shumë.

Për shembull, nëse përdorni maskarë që shkërmoqet kur ajo thahet, do të krijohen pjesëza në shtresën e lotit. Nëse përdorni pudër afër pjesës së poshtme të syrit, rreziku rritet që pjesëzat të lëvizin lartë në sytë tuaj. Hijet e pudrës për sy mund poashtu të shfaqin sytë tuaj tek pjesëzat me të lirshme.

Vija e poshtme është se grimi për sy mund të bëjë më të hollë shtresën e lotit. Kjo shkakton që lotët të treten më shpejt. Në fakt, disa njerëzve iu bëhen sytë e thatë për shkak të grimit për sy.

Si të përdorni grimin kur keni sy të thatë

Edhe pse grimi për sy mund të shkaktoj probleme për sy të thatë, ka mënyra për të aplikuar atë për të minimizuar transferimin e pjesëzave. Këtu mund t'i gjeni disa këshilla:

  • Shtoni librifikim të pikave për sy për rreth 30 minuta para se të përdorni grimin.
  • Përdorni aplikatorët e ndarë për secilin lloj të grimit.
  • Gjithmonë aplikoni grim për sy në pjesën e jashtme të qerpikëve.
  • Aplikoni maskarë vetëm tek majet e qerpikëve.
  • Përdorni maskarën sa më pak.
  • Përdorni grim në sipërfaqet e tjera të fytyrës në vend të syve.

Ju duhet të keni kujdes kur e hiqni grimin, duke praktikuar veprime të shëndetshme grimi. Kjo përfshinë:

  • Gjithmonë hiqni grimin e syve para se të flini.
  • Provoni shampon të vogël për bebe në një copës pambuku për të hequr grimin.
  • Zvogloni bakteriet nga lapsat për sy duke i mprehur ato para se t'i përdorni.
  • Lani brushat e grimit në baza ta rregullta.
  • Mos përdorni grim kur keni ndonjë infeksion në sy.

Hiqni ato

Mënyra më e mirë për tu siguruar që grimi për sy nuk i irriton ato është që të shmangni përdorimin e tyre. Nëse keni sy të thatë në mënyrë kronike, ju nuk mund të përdorni grim për sy. Aplikimi i maskarës dhe vijëzuesit tek pjesa e brendshme e qerpikut mund të ndikoj në lotët dhe t'i irritoj ato.

Merrni një vendim që është i duhuri për ju sa i përket grimit për sy. Nëse keni sy të thatë në mënyrë kronike, grimi për sy ndoshta nuk është i duhuri për ju. Sidoqoftë, me higjienën, aplikimin dhe produktet e duhura, ju mund të vazhdoni t'i përdorni ato.

 

Burimi: healthline.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!