Nuk keni nevojë që të shkoni në muzeun më të afërt të artit për tu dëfryer me pak kulturë. Uluni - ne jemi duke udhëtuar prapa në kohë për një ligjeratë të historisë së artit në dizajnin për thonj.
Plaku Jan Brueghel
Piktori i shëkullit XVI-të, Plaku Jan Brueghel e ka zotëruar mjaft mirë artin e pikturave të objekteve gjallëruese. Buqetat florale të mrekullueshme dallojnë ndriqueshëm kundrejt një sfondi të errët dhe ndriqimin me kontrast të lartë. Për të rikrijuar pamjen, shtresoni një bazë me ngjyrë të zezë apo të errët në thonjt tuaj, pastaj pikturojeni në tufë të ngjyrave ndriquese rozë, të kaltër dhe të gjelbër. Ose, ju mund të shtypni dekalet e mrekullueshme për thonj mbi thonjt.
Claude Monet
Njëri nga piktorët impresionist më të popullarizuar, Claude Monet është i njohur për pikturat e tij me atmosferë të mjegullt dhe paleta me ngjyrë romantike. Goditjet abstrakte dhe të mjegulluara me brushë i sjellin vizitorit një përshtypje të skenës më shumë se sa një potret realist.
Piet Mondrian
Piktori holandez Piet Mondrian ishte një figurë në lëvizjet e artit De Stijl dhe Neoplastike, të cilët kërkonin që të reduktonin formën artistike tek aeroplanët esencial vertikal dhe horizontal. Ju mund menjëherë që të njihni punën e tij nga rrjeti strikt gjeometrik dhe të përdorni ngjyrat primare të tretura. Krijoni rrjetin tuaj me llak të zi dhe me brushë të hollë artistike.
Mark Rothko
Mark Rothko ishte piktor ekspresionist i shekullit XX-të i cili ishte më së shumti ishte i famshëm për fushat e tij masive me ngjyra, të cilat mbivendosen dhe e zbehen tek njëra-tjetra pa kufij të ngurtë. Vizionarët për thonj CND kanë luajtur me estetikë të ngjajshme me dizajnet e marinës tek koleksioni pranveror i dizajnerit Jen Kao.
Jackson Pollock
Një tjetër piktor ekspresionist i shekullit XX-të, Jackson Pollock ka qenë pionier i teknikës “drip” të pikturimin nga e cila puna e tij njihet shumë mirë. Ai ishte plotësisht e kundërta me artistin arketipal, duke preferuar dyshemenë si këmbalec dhe pikturat e shtëpisë si mesatarja e tij. Për të krijuar një efekt spërkatjeje të ngjajshme në thonjt tuaj, së pari aplikoni një base coat të zbehtë dhe të errët. Zgjedhni llaqet me ngjyra të shndërritshme me një vazhdueshmëri të rrjedhshme (sa më i ri llaku, aq më e rrjedhshme tekstura) dhe pikoni pikturën e thonjve tuaj me brushë. Rezultati mund të duket i çrregullt, por ju mund të pastroni skajet pasi që të thahen pikimet dhe pasi të keni mbështjellur dizajnin me topkot.
Roy Lichtenstein
Artisti i popit i këtij gjysëm-shekulli e mori frymëzimin nga imazhet industriale të viteve 50. Si Andy Warhol, Lichtenstein përdorte artikuj komercial të njohur (më së shumti stripa komik), dhe i kthente ato në formë arti. Përdorimi i tij me ngjyrat primare të ngopura dhe frazat onomatopoeike (Boom! Pow! Thap!) kanë kultivuar një modë stili amerikan retro. Pikturoni thonjt tuaj në hije neoni, shtoni strukturë të zhveshur apo me pika dhe pikturoni apo shkruarni frazat dhe karakteret e stripave komik që ju i preferoni.
Burimi: beautylish.com