Të tre metodat mund t'ju ndihmojnë t'i jepni flokëve shkëlqim dhe t'i shtoni dimension, por njëra mund të jetë më e mirë se tjetra për llojin tuaj të flokëve. Lexoni teksa zbërthejmë këto tre teknika shatiri.
- Çfarë është shatiri?
Folitë përdoren për të krijuar fije të bardha të theksuara tradicionale në të gjithë flokët tuaj. Pasi secila fije të jetë e lyer me zbardhues (bllanzh), ajo më pas mbështillet në një fletë folije për të formuar ngjyrën. Ky proces ndihmon në ndarjen e çdo fijeje për një pamje më uniformë dhe përshpejton procesin e zbardhimit duke bllokuar nxehtësinë. Shatiri zakonisht shkon nga rrënja poshtë deri në fund të secilës fije.
- Çfarë është Balayage?
Balayage, siç ndoshta e dini tashmë, është një nga teknikat më trendi të shatirit ndër vite, veçanërisht në rrjetet sociale. Kjo për shkak se kjo teknikë është më e mira për të dhënë flokëve një pamje natyrale, pasi procesi përfshin lyerjen e flokëve me dorë për një pamje natyrale (sun-kissed-inspired highlights). Fijet e Balayage gjithashtu e mbajnë ngjyrën natyrale të rrënjëve, duke e bërë këtë stil të lehtë për mirëmbajtje. Për më tepër, mund të arrihet me zbardhues ose ngjyrë flokësh.
- Çfarë është Foilayage?
Foilayage, është një kombinim i folive dhe balayage. Procesi përfshin fije të lyera me dorë në të gjithë flokët përpara se ta mbështillni secilën fije me foli. Kjo kombinon pamjen natyrale të balayage me procesin e përshpejtuar të folive dhe ndihmon për të krijuar një pamje më të ndritshme. Ashtu si në teknikën balayage, mund të përdorni edhe zbardhues edhe ngjyrë për ta arritur këtë teknikë.
Cila teknikë preferohet?
Tani që e dini dallimin mes shatirit tradicional, balayage dhe foilayage, mund të pyesni se cila është më e mira për ju. Përgjigja është se varet nga lloji i pamjes që po kërkoni dhe sa dëshironi të angazhoheni në mirëmbajtjen e flokëve. Nëse jeni duke kërkuar të ndryshoni ngjyrën e flokëve me shumë fije të lyera, shatiri është teknika më e mirë për ju. Siç e përmendëm më lart, kjo teknikë do të krijojë një pamje uniformë dhe të qëndrueshme në të gjithë flokët nga rrënjët deri te majat.
Nëse dëshironi fije me pamje natyrale dhe pa nevojë për shumë angazhim, balayage është teknika për ju. Procesi do t'i shtojë disa dimensione delikate në flokë pa ndryshuar ngjyrën e rrënjës ose pa i zbardhur shumë fijet tuaja. Për më tepër, nëse keni flokë të errët që dëshironi t'i ndryshoni pa shumë mirëmbajtje, kjo do të jetë metoda më e mirë për ju, sepse do të shmangë linjën e flokëve ku vërehet rritja e rrënjës.
Nëse qëllimi juaj është flokë me shumë gjallëri, e dimension, foilayage është teknika për ju. Meqenëse ky proces është i ngjashëm me balayage, ai do të krijojë pamje natyrale, fije shumëdimensionale në të gjithë flokët tuaj dhe me përdorimin e folive, fijet kryesore do të duken më të ndritshme.
Burimi: Lorealparisusa.com