Flokë mode e avancuar që janë të lehta për tu rikrijuar.
Stilet e flokëve të modeluara në shfaqjen e Chanel janë gjithmonë të lakmueshme si rrobat, dhe kjo ishte edhe njëherë rasti me shfaqjen lukzose të modës për sezonën pranverë/verë 2020, gjatë Javës së Modës Franceze.
Kjo shënon rikthimin e flokëve gjysëm të ngritura, një stil ky të cilin të gjithë e kemi përdorur gjatë shkollës së mesme, por pastaj ka rënë nga lista e stileve të preferuara.
Po, qiftet si Bella Hadid dhe Kendall Jenner e kanë bërë këtë herëpashere, gjithashtu, por përvetësimi i stilit të flokëve gjysëm të lartë ka patur më shumë si referencë periudhën e viteve 90. Kjo, sidoqoftë, ndjehet fluide dhe e butë – jo e rëndë – dhe përfundimisht, më shumë e rritur.
Pas këtij stili qëndron stilisti legjendar britanik, Sam McKnight.
‘Romanca e mjegulluar e mengjesit” është se e përshkruajti ai këtë atmosferë, duke e paraqitur punën e tij voluminoze të stileve gjysëm të larta me disa aksesorë me kapëse kurdeli të zeza të madhësisë së madhe.
Ne e duam këtë për pafundësi arsyesh por jo vetëm thjeshtësinë. Derisa nuk ka dyshim që aftësia e pakrahasueshme e McKnight luajti një rol të rëndësishëm në këtë stil të flokëve, duket e lehtë për tu arritur.
Imagjinoni një stil flokësh dy deri në tre ditë të vjetër të thara me tharëse për flokë, duke iu dhënë disa gjëra të rëndësishme falë produktit teksturues, të vendosura mbi veshët tek pjesa më e lartë e kokës. Siguroni atë kuturu, dhe kapni me një kapëse kurdeli për të fshuhur çfardo gabimi me flokë.
Ne po e provojmë nesër.
Burimi: elle.com.au