Shkrimtari dhe drejtori Matthew A. Cherry do të punoj me prodhuesin Carl Jones për të zgjeruar linjën e tregimit për studion filmike HBO Max.
Kam luftuar që t'i mbaj lotët derisa isha duke e shikuar filmin e bukur, të shkurtër të Matthew A. Cherry, Hair Love. Në vetëm 7 minuta, Cherry kishte krijuar një tregim të përzemërt me një burrë me ngjyrë të quajtur Stephon i cili duhet, për herë të parë, të stiloj flokët e vajzës së tij, Zuri derisa nëna e saj është larg shtëpisë. Dhe tani, gati një vit pas lansimit të filmit të shkurtër, Warner Media ka njoftuar se Cherry do të zgjeroj Hair Love në film serik për HBO Max.
Emisioni i titulluar Young Love, do t'i ketë 12 epizode që producenti i të dy filmave Cherry dhe The Boondocks, Carl Jones do të punoj në këto projekte. Do të fokusohet tek gjithë familja: babai dhe vajza e tij, Stephon dhe Zuri; gruaja e tij, Angela; dhe kafsha shtëpiake mace, Rocky, të gjithë nga këta janë shfaqur në filmin fillestar. Sipas një deklarate nga Warner Media, i lansuar më 7 korrik, linja e re e tregimit do të jetë një zhytje e thellë e jetës së përditshme të familjes dhe do të fokusohet në atë se si ata "e kanë patur karrierën, martesën, prindërimin, çështjet sociale dhe dinamikat multi-gjeneracionale në përpjekjet e tyre për të patur një jetë më të mirë."
Cherry është duke planifikuar që të zgjeroj narrativën e tij origjinale, dhe në deklaratën për Entertainment Weekly, ai shprehet, "Unë jam më shumë se i ngazëllyer për të vazhduar shfaqjen e tregimit të Stephen, Angela dhe Zuri dhe të eksplorohen dinamikat e familjes së re me ngjyrë që e kemi themeluar në filmin tonë të shkurtër Hair Love si një film i animuar serik."
Filmi ka filluar nga fillesat e përulura si një projekt për mbledhje fondesh më 2017. Nga këtu, Hair Love u bë libri pikturë më i shitur për fëmijë pasi që është lansuar më 14 maj, 2019. Filmi i shkurtër, i animuar, u debutua tre muaj më vonë dhe e fitoi çmimin Best Animated Short tek ceremonia e 92-të, të Academy Awards.
As HBO Max dhe as Cherry nuk e kanë konfirmuar se kur shfaqja e re do të vendoset në platformë. Por, të jeni të sigurt, shumë do të presin me padurim për të parë botën e bukur që Cherry e krijon.
Tani, merrni faculetat dhe pregatituni për të shikuar filmin origjinal.
Burimi: allure.com