Buzëkuqi është sigurisht njëra nga produktet e bukurisë, që shumë njerëz, posaçërisht gratë, nuk mund ta lejojnë shtëpinë e tyre pa to. Edhe nëse nuk vendosni çfardo produkti tjetër në fytyrën tuaj, vendosni nuancën e duhur. Është kaq e thjeshtë, sidoqoftë, historia e tij është e ndërlikuar. Nëqoftëse ju keni në pronësi vetëm një buzëkuq apo më shumë se aq, do të ishte e mahnitshme të dijmë rreth ngjyrës së materialit që ju e rrëshqitni përgjatë buzëve tuaja.
- Një grua mesatare shpenzon $15,000 në grim gjatë jetës së saj. Nga kjo shumë, rreth $1,780 i shpenzojnë për buzëkuq, dhe mos u befasoni që pjesa më e madhe e shumës shkon për buzëkuqët korean.
- MAC Ruby Woo është buzëkuqi më i shitur në ShBA dhe në botë. Ky buzëkuq sjellë ngjyrë të kuqe të ndezur me ndërtone të kaltra dhe përfundim të vërtetë mat. Kompania deklaroi që katër buzëkuq Ruby Woo qarkullojnë në tregun botëror çdo minutë! Nëse nuk e keni provuar këtë nuancë, ju mund të mendoni, "Çka e bën këtë produkt kaq të veçant?" Është njejtë si një fustan i zi. Është i pa kohë, i sofistikuar dhe duket i mahnitshëm për çdo ton të lëkurës dhe moshës.
- Buzëkuqi më i shtrenjt në botë është buzëkuqi Guerlain’s KissKiss Gold and Diamonds. Derisa origjinali KissKiss kushton rreth $34, se çka do të paguani ju për këtë është shumë e shtrenjtë. 199 diamantë janë të mveshur në kutinë e tij 18 karatësh. Shkëndijë! Gjëja e mirë është se ai mund të rimbushet (sepse kush do të donte që të ndalonte së përdoruri këtë kuti të shtrejtë?) dhe është i disponueshëm në 15 nuanca ekskluzive.
- Nëse preferoni buzëkuqin me qëndrueshmëri të gjatë, falenderohuni që ka ekzistuar mamia Hazel. Ajo është biokimiste e cila e ka shpikur buzëkuqin e parë me qëndrueshmëri të gjatë pas luftës së dytë botërore. Ajo provoi të bënte disa produkte dermatologjike por nuk arritu t'i fuste në treg. Duke synuar që të tërhiqte vëmendjen e njerëzve, ajo provoi të krijoj buzëkuq që nuk thahet dhe që nuk krijon njolla, nuk i njollos dhëmbët, njerëzit, gotat, cigaret apo rrobat. Duke e përdorur lanolinin, ngjyrën dhe dyllën e shkrirë, ajo krijoi buzëkuqin e parë me qëndrueshmëri të gjatë.
Në vitin 1950, ajo themeloi biznesin e saj për të shitur krijimin e saj për $1 secilin. Ishte promvouar në reklama, duke e paraqitur një burrë dhe një grua duke u përqafuar me dashuri, me një titull që shkruante: "Qëndron në TY...Jo në TË!" Produkti ishte një sukses - duke shitur çdo kuti që në ditën e parë të lansimit.
- Historia me shumë ngjyra e buzëkuqit filloi para 3,500 para erës sonë të cilizimit të lashtë të mbretëreshës Sumerian, e cila përdori plumb të bardhë si bazë dhe pastaj aplikoi gurë të thyer të kuq si ngjyrim për buzë.
Burimi: didyouknowfashion.com