Eksperimenti shoqëror: Dr. Seuss' Lorax

Ditë pas dite, ajo ecë me lehtësi, duke e injoruar faktin se çka shohin apo mendojnë njerëzit. Ajo është e shndërritshme, fanki, dhe e gatshme për tu sillur vërdallë, por çështja është se çka do të ndodhë në të ardhmen për këtë vajzë karakteristike?

Nuk është se çdo ditë ju i ngjitni vetullat tuaja me ngjitësin ngjyrë vjollcë nga Elmer—e mos të flasim për stilimin e flokëve tuaja! Nuk më pritej që të transformoja veten në një krijesë nga bota e Dr. Seuss. Kur kam filluar së pari të luaj me grimin teatral, ndjehesha pakëz e turpëruar nga shikimi i të tjerëve drejt meje kur isha duke ecur në rrugë - si psh. fytyra e ngjyrosur me ngjyrë portokalli! Pas një kohe - me shumë kombinime ngjyrash, detajizime dhe praktika - fillova të kënaqem me reagimet që i merrja nga njerëzit e panjohur. Për çdo 5 njerëz, të cilët më shikonin sikur isha e çmendur, gjithmonë ishte një person i cili më çmonte kohën që e kisha shpenzuar në përfytyrimin dhe krijimin një kryevepre në fytyrën time.

Pasi të kisha mbaruar, dilja jashtë për të bërë ca fotografi të punës sime artistike. Një grua e cila po pushonte se tymosuri cigaren bërtiti, “wow! Ju dukeni e mahnitshme! Ju duhet të punoni për një departament grimi në Nordstrom apo diçka të tillë. Për çfarë magazine punoni ju?"

Derisa ishte duke ia shpjeguar eksperimentin social asaj, një burrë tjetër që ishte duke ecur, u ndal paprimtas dhe tha, “Unë e di se kush jeni ju! Ju jeni ai karakter. Lorax—po Lorax. Derisa isha duke të shikuar ty, më dukeshe si ajo!" Jo më vonë se 5 minuta, një person tullac u hodh para meje dhe tha, “Hej, kjo është fantastike. Më bëni edhe mua një foto, por së pari më lejoni që t'i rregulloj flokët!”

Ky eksperiment social krijoi marrëdhënien më të mirë të rrugës që kam parë ndonjëherë. Pse ishin këta spektator aq të magjepsur me pamjen time avant-garde? Ndoshta, vizualet e Seussian më ndjellën memorie të lumtura fëmijërore. Për një moment të vogël, këta spektator e shmangin realitetin dhe i kujtojnë fantazitë e tyre fëmijërore. Ne i shohim filmat e Dr. Seuss sepse ato na bëjnë të ndihemi mirë dhe njëherit na kujtojnë kohërat e lumtura që i kemi patur kur ishim të rinj. Ky eksperiment social në veçanti e ka një vend të posaçëm në zemrën time - më kujton se sa shumë e dua grimin! Me ndihmën e spërkatësit të lirë për flokë, një palë e qerpikëve artificial, dhe disa shtresa të grimit vibrues, unë e bëra gruan që të buzëqesh dhe burrin që të qeshë. Ato 3 orë pune? Gjithsesi ia vlen.

 

Burimi: beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!