Dy arushë në ditë, që flokët me t’u rritë!

Është një pilulë që po pushton botën e bukurisë. Mos u shqetësoni; është plotësisht e e shëndetshme. Është në formë ariu, i ngrënshëm, i ëmbël, vegan dhe i mbushur me vitamina që supozohet t'i bëjnë flokët tuaj më të gjatë, më të shndritshëm dhe më të shëndetshëm.

Së pari hasëm në këto vitamina SugarBearHair nëpër postimet e sponsorizuara të Khloe dhe Kylie në Instagram, pastaj në postimet e blogerëve të tjerë dhe përfundimisht në reklamat e llogarive tona në Facebook.

Një zbulim i vogël na çoi tek eksperienca personale e një redaktori të Marie Claire. Sipas Lauren Valenti, ajo porositi SugarBears për një muaj dhe merrte dy në ditë siç përshkruhet në faqen e tyre të internetit. Ndonëse ajo nuk përfundoi me flokë të përsosur si motrat Kardashian, ajo vuri re se flokët e saj u rritën më shpejt dhe u bën më të shndritshme dhe më pak të elektrizuara (frizzy) brenda një muaji.

Të kujton vitaminat e Flintstones që merrnim kur ishim fëmijë, SugarBears janë gjithashtu të ngjashëm me suplementet e vajit të peshkut që mund të blihen në farmaci, përveç faktit që SugarBears shijojnë më mirë dhe janë të paketuara në një mënyrë të lezetshme.

Ndërsa duken dhe shijojnë si karamele, SugarBearHair përmban vitamina, Acid Folik, Biotinë, Jod dhe minerale të tjera - të gjitha për t'ju ndihmuar të keni flokë më të gjatë dhe më të shëndetshëm. Ashtu si një abonim reviste, mund të blini furnizime 1, 3 ose 6 mujore.

Burimi: cosmo.ph

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!