Kjo është tani një gjë, ku ne e shikojmë shkencën prapa fenomenit të ri të shëndetit.
Gjëja: prerja qiri, apo termi brazilian, velaterapia, është një trajtim flokësh që kushton $150 deri $200 që përfshin ndezjen e qiriut përgjatë fijeve të ndrydhura për djegjen e fijeve të lëna anash si dhe për majet e pashëndosha.
Shumë e popullarizuar me dekada të tëra në Amerikën Latine, metoda velaterapia më shumë gjasë e ka origjinën në civilizimet antike tek bukuritë pioniere siç ishte Kleopatra, e cila supozohet se i digjte fijet e flokut rregullisht për t'i bërë ato të trasha, të shkëlqyeshme, me pamje të ujëvarës me të cilat ajo ishte e njohur. Stilistët i dredhojnë fijet e sotshme moderne në grumbuj të fijeve, në stilin dreadlock dhe pastaj e ndezin qiriun tek secila, duke e mbajtur flakën tek majet e fijeve për t'i djegur ato lehtësisht.
Ricardo Gomes, një stilist nga salloni Maria Bonita në New York, e performon shërbimin. Ai thotë se për herë të parë ka dëgjuar rreth teknikës kur shokët e tij brazilian i kishin thënë fjalë miradije rreth rezultatit të saj. Pesë vitë më parë, ajo u kthye prapa në Brazil dhe shpenzoj një ditë duke e shikuar stilistin se si e bënte këtë. “Më kushtoi pakëz kohë për ta mësuar këtë,” thotë ai. “E kam provuar këtë metodë tek disa shokë dhe erdha në përfundim që jam plotësisht i gatshëm ta bëjë atë.” Klientët e tij tani janë modelet—të cilat rregullisht i dëmtojnë flokët e tyre përmes stilimeve kimike dhe tharjes dhe nxehjes së vazhdueshme, por të cilët nuk dëshirojnë që të humbin asnjë fije të gjatë të flokëve të tyre—duke përfshirë gratë të cilat bëjnë zbardhim të rregullt të flokëve, trajtime relaksuese dhe drejtuese, që ndikojnë në zhveshjen e flokëve nga shkëlqimi i tyre natyral dhe i bën majet e fijeve të shkatëruara dhe si kashtë.
Gomes thotë që ai e ka perfeksionuar pas-trajtimin, e cila përfshin regjimin e kondicionimit të thellë që ai nuk e tregon, porse ai thotë që i sjellë dobi flokut "kutikulës së hapur." “Kur ju e ndizni flakën përmes flokëve, është një trajtim tronditës që i duhet diçka shumë e fuqishme dhe e fortë për të mbyllur atë kutikulë përsëri, si dhe të filloj procesin e rritjes për t'u bërë më e fuqishme se çka qenë,” thotë ai.
Pas fazës së kondicionimit, ai vazhdon përsëri me një palë gërshërë, duke i prerë majet dhe çdo fije tjetër të dredhuar, për të arritur një pamje të lëmuar që klientët e dëshirojnë.
Hipertensioni: Ithtarët pretendojnë se nxehtësia nga qiriu e hapë boshtin e flokut për ta bërë atë më pranues ndaj kondicionimit më pas, dhe djegja e majeve i mbështjellë fijet e lënë anash. Ashtu siç djegja e plagës që e ndal rrjedhjen e gjakut, ata pretendojnë që djegja e flokëve i bën ato të duken më të lëmuara. Modelet si Alessandra Ambrosia dhe Barbara Fialho rrishtazi kanë postuar foto të fijeve të tyre të çmuara duke shkuar në tym.
Hulumtimi: Por a funksionon? Jo çuditërisht, nuk ka mjaftueshëm hulumtime sa i përket kësaj praktike, por dermatologët që janë të specializuar në përkujdesje ndaj flokëve nuk janë të bindur që kjo është mënyra më e mirë për t'i lëmuar fijet tuaja. “Mënyra më e mirë për të trajtuar majet e ndara është që t'i preni flokët rregullisht,” thotë Dr. Melissa Piliang nga Klinika Klivellend. “Edhe prerjet e vogla, çdo gjashtë deri në tetë javë i bën flokët që të rriten më të gjata, të qëndrojnë më të shëndetshme dhe të jetë më të plota. Është një opcion më i mirë sesa vendosja e flokut afër flokëve tuaja, të cilat mund të digjen, dhe duket e rrezikshme.”
Dhe ekspozimi i flokëve tek nxehtësia më e madhe, thotë ajo, nuk është ide e mirë. Figarot, drejtueset dhe tharëset nuk rekomandohen, dhe nxehtësia nga flaka, sidoqoftë, nuk rekomandohet, prandaj as nxehtësia nga flaka e hapur, sado e shkurtër, nuk mund të jetë e dobishme, thonë ata. Në vend të kësaj, ajo rekomandon përkujdesje të butë për flokët për t'i mbajtur ato të shëndetshme, duke e përdorur kondicionerin e thellë disa herë në javë dhe duke e shmangur kështu trajtimit e flokëve që i zhveshë ato dhe i lenë të dëmtuara siç është zbardhimi dhe drejtimi.
Piliang poashtu potencon se flokët e shëndetshme dhe të shkëlqyeshme fillojnë nga pjesa ndër lëkurë, dhe faktorët si dieta e shëndetshme dhe gjumi i mirë mund poashtu të ndihmojnë. Vitaminat si zinku, vitamina D, dhe hekuri janë kritike për t'i bërë flokët të rriten, dhe acidet yndyrore omega 3 që gjenden tek peshku si sallmoni, kontribuojnë në fije të shëndetshme dhe me shkëlqim. Por duhet disa muaj konsumimi të këtyre produkteve apo ngrënia e mirë për t'i parë rezultatet, thotë ajo.
Vija e poshtme: Djegja e majeve të dëmtuara mund të duket si një mënyrë e shpejt dhe e kënaqshme për t'i nënshtruar flokët. Por kundrejt bërjes së tyre për një përfitim me pikëpyetje, ju do të duhej të uleni përmes asaj se çka thojnë klientët e Gomesit që frikohen se është pjesa më e keqe: sesionet tre-orëshe të nuhatjes së flokëve tuaj nga flaka.
Burimi: time.com