Disa truqe se si të arrini valë apo dredha me anë të një drejtuese

Ndonjëher ju dëshironi të arrini valë të lëshuara, paksa të çrregullta, dhe përdorimi i figaros duket paksa e tepërt në këto raste. Por çfarë nëse ju mund të krijoni valët e përsosura me një drejtuese flokësh? Jo vetëm që është mënyra më e lehtë për të dredhur flokun tuaj por gjithashtu një mënyrë gjeniale për të arritur valët më të bukura që i keni dëshiruar ndonjë herë.

Në vazhdim do të shihni disa truqe se si të arrini valë apo dredha me anë të një drejtuese:

Shtoni teksturë

Keni flokë të holla dhe nuk ju qëndrojnë dredhat, ose një teksturë të butë? Qoftë keni punë me flokë të sapo pastruara apo që keni kaluar 2-3 ditë pa i pastruar, përgatisni drejtuesen me një sprej të shampos së thatë. Dhe si me çdo mjeti të nxehtë, ndjekni atë me një mbrojtës nga nxehtësia për të mbajtur flokun e bukur dhe të shëndetshëm.

Krijoni valët “S”

image

Nëse dëshironi valë të buta dhe më të lëshuara atëher juve do ju pëlqejë kjo teknikë. Filloni me kapjen e një pjese të flokëve dhe lëshojeni në drejtuese në formë të shkronjës “S” dhe mbyllni drejtuesen.

Rrotullo dhe tërhiq

image

Për valë që janë paksa më të definuara, provoni metodën “Rrotullo dhe tërhiq”. Mbani drejtuesen në një kënd, vendosni flokët në të dhe mbani drejtuesen larg fytyrës për të krijuar kthesën e parë. Pastaj filloni të tërhiqni flokët jasht fytyrës deri në maje të flokëve.

Dredhoni jasht fytyrës

image

Kjo teknikë është e mirë për flokë më të gjata. Duke filluar nga qafa e deri në maje të kokës, gjatë gjithë kohës dredhoni flokët në drejtim jasht fytyrës. Këshillë: pjesë më të vogla të flokëve ju japin flokë më të dredhura.

Lakim i kyçit të dorës

image

Nuk keni kohë për një teknikë që kërkon më shumë kohë? Kjo teknikë e thjeshtë e lakimit të kyçit të dorës para dhe mbrapa do ju dhurojë valë të buta.

Filloni me gërsheta

image

Një teknikë e lehtë, të cilën mund ta arrini me vetëm disa gërsheta. Pasi të spërkatni gërshetën me një mbrojtës të nxehtësisë, disa herë rrëshqisni drejtuesen mbi gërshetë.

Mbroni valët me dredha të kapura me tela

image

Nëse ju do harxhoni kohën tuaj për arritur valët tuaja të dëshiruara, atëherë mesiguri që do të dëshironi ti mbroni ato. Para se të shkoni në gjum, kapni dredhat me anë të disa telave për flokë. Kur të zgjoheni, largoni telat dhe lëshoni dredhat tuaja.

 

Burimi: cosmopolitan.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!