Jeni bërë keq ndonjëherë se nuk keni mundur të rregulloni thonjtë për shkak se keni duar jo edhe aq të pëlqyeshme? Ose keni frikë vazhdimisht t’ia shtrëngoni duart njëri-tjetrit sepse keni pëllëmbat e dorës si të gërvishtura? Mos u shqetësoni. Thjeshtë merrni këshillat më të mira nga femrat që kanë duar dhe thonj të përsosur. Sigurisht, ato mund ta kenë edhe gjenetike këtë përparësi, por gjithashtu ndikojnë edhe këto 7 këshilla në jetën e përditshme.
Ato kufizojnë ekspozimin ndaj ujit të nxehtë
Rregulla numër një për të mbajtur duart dhe thonjtë tuaj në gjendje të mirë, është të largoni duart dhe thonjtë nga uji i nxehtë, kjo ndikon në tharjen dhe eliminimin e shkëlqimit të lëkurës. Zonjat e vërteta dinë të menaxhojnë nxehtësinë dhe të kujdesen për veten.
Ato mbajnë losion me vete kudo
Që nga lavamani i kuzhinës, nga ai i banjos, ato kanë gjithkund losion që i përkujton gjatë gjithë ditës dhe natës. Tingëllon si një gjest obsesiv, por hidratimi konstant është çelësi për lëkurë të butë dhe plakje të mëvonshme, por edhe ndikon në mirëmbajtjen e thonjve.
Ato përdorin produktet e lëkurës në duart e tyre
E pastroni apo a përdorni eksfoliant për fytyrën tuaj? Përdorni pjesën e mbetur për të pastruar lëkurën e vdekur në kutikulet dhe thonjtë tuaj. Ngjisni krem në fytyrë? Me pjesën e mbetur fërkoni duart tuaja, gjithçka nga pak ju ndihmon shumë në ruajtjen e bukurisë.
Ato kujdesen për lëkurën përreth thonjve
Nëse lëkura përreth thonjve është e shëndetshme, atëherë edhe thonjtë tuaj janë të tillë. Masazhoni me një pikë vaji (kokosi, bajame apo ulliri) sa herë që të mundeni. Nuk ka lojë me këto gjëra, veçanërisht kur të plakeni dhe lëkura juaj fillon të humbasë hidratimin.
Ato nuk e prejnë lëkurën përreth thonjve, por e shtyjnë nga prapa
Përderisa jemi duke folur për kutikulet tuaja apo lëkurën përreth thonjve, shtyni ato me butësi me një mjet metalik çdo dy ditë, por asnjëherë mos i preni apo shkurtoni ato. Ato qëndrojnë aty për një arsye dhe sigurisht kjo është për të mbrojtur thonjtë tuaj nga infeksioni.
Ato aplikojnë krem me faktor mbrojtës
Lëkura e duarve është shumë e hollë dhe prandaj tregon shenja të plakjes më parë. (mendoni rreth venave të theksuara dhe njollat e errëta). Mbrojtja juaj më e mirë është të mbani një krem me faktor mbrojtës ndaj diellit dhe ta përdorni sikur kremin tuaj të zakonshëm të duarve.
Ato bëjnë manikyr të rregullt
Sigurisht që nuk duhet të frekuentoni sallonet çdo një javë apo dy javë, por mjafton një herë në muaj të rregulloni thonjtë tuaj si dhe t’i mbani në formë të mirë. Është sikur mirëmbajtja e flokëve, edhe thonjtë tuaj kërkojnë vëmendje herë pas here.
Burimi: now.ruelala.com