Dhimbja e flokëve është gjë e vërtetë. Dhimbja e lëkurës së kokës ka disa shkaqe të ndryshme, por zakonisht ndodh përshkak të lodhjes dhe stresit, si dhe arsyes kryesore: mospastrimit.
Nëse nuk pastroni dhe zbusni flokët për një kohë më të gjatë, vaji që prodhohet nga lëkura e kokës mblidhet rreth boshtit të qimes duke formuar maja në kokën tuaj. "Nuk është se juve ju dhëmbin flokët, ajo që dhemb është lëkura dhe zona e folikulave" spjegon dermatolog'ja Franceca Fusco. "Skalpi është i mbushur me furnizim të gjakut, nerva dhe gjëndrra dhjamore. Me kohëm, maja shtohet duke krijuar perut. Kombinimi i këtyre dy faktorëve shkakton inflamacion e cila shkakton ndjeshmëri që ne e kuptojmë si dhimbje e flokëve".
Fakti që ndonjëher flokët e yndyrshme i lidhim në bishtalec apo në puxh nuk i ndihmon fare flokëve. Mbajtja e flokut në një stil të njejtë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë më shumë dhimbje. Nëse kjo ndodh ju duhet të përdorni shampo që bën ekuilibrimin e pH së skalpit- thot Dr. Fusco. "Do eliminojë lëvoret, majan, perutin dhe do e ushqej flokun". Gjithashtu shmanguni lidhseve prej llastiku dhe në vend të tyre zgjidhni lidhëse prej materiali për stile më të lira për të penguar tërheqjen e lëkurës së kokës.
Stilisti i famshëm i flokëve Harry Josh përmbledh dhimbjen e flokëve në një analogji të thjeshtë. "Është e njejtë me atë kur nuk stërvisni për një javë! Nëse nuk pastroni flokët dhe e mbani në stilin e njejtë, ndihen të thara pasi që ju mungon stimulim i flokut dhe skalpit. Nëse jeni nga ato që bëjnë 5 ditë pa i pastruar flokët, atëher krehni ato".
Sa shpesh duhet të pastrojmë flokët?
E gjitha varet nga ajo se me çfar filloni- thot Josh, duke referuar llojet e ndryshme të flokëve. "Flokët më të holla nuk munden të mos pastrohen për ditë të tëra, pasi që prodhojnë vaj më shumë. thot Josh. "Flokët e dredha apo të thinjura munden të mos pastrohen shpesh pasi që prodhojnë më pak vaj". Si rregull kryesore, ai thot se njerëzit me flokë të yndyrshme duhet të pastrojnë flokun çdo ditë apo çdo dy ditë. Flokët më të thata dhe dredha duhet të pastrohen çdo 3 deri në 4 ditë. Si dhe gjithashtu, shampoja e tharë është një zgjedhje shumë e mirë.
Dhimbja e flokëve ndodh edhe pëshkak të dhimbjeve të kokës, migrenës etj.
Qoftë ndjeni se folikulet ju dhëmbin, ajo është rezultat i pastrimit të rrallë, stilime të shtrenguara apo ndonjë simptom i migrenës. Ju duhet të kujdeseni për flokun tuaj, pastërtinë dhe mirëqenien e saj.
Burimi: growgirlhair.com