Debutimi i koleksionit të ngjyrave nga Byredos jashtë vijave

Si e lanson dikush linjën e grimit në vitin 2020—një vit ky i zhytur në gabime, ndryshim, kaos, thyerje të rregullave dhe ndryshim të formave? Nëse jeni për marka të aromës suedeze si ajo e Byredos—ju do ta përqafonit atë të tërën. Themeluesi dhe njëherit drejtor i kreativës, Ben Gorham dhe artisti i grimit inovativ, Isamaya Ffrench e frymëzoi këtë frymë në pushtimin e parë të brendit në fushën e kozmetikës. Është një lansim i 6 produkteve që e tronditë traditën dhe e rikonceptualizon kozmetikën.

Kur të vije tetori, produktet do të mund të gjenden në raftet tuaja. Por idea për lansimin e grimit Byredo ka jetuar në mendjet e Gorham dhe Ffrench pa qera për rreth 2 vite; i thanë ata ELLE-s përmes platformës Zoom. "Ne e shkëmbyem prespektivën e këtij të panjohuri" tha Gorham për listimin e Ffrench për këtë projekt. "krijimet ishin bërë rreth shprehjes së pastër - duke mos iu referuar normave të industrisë." Ffrench e pranon që ka hezituar sa i përket bashkimit të forcave përpos nëse ajo do të mund ta shtynte përpara brendin e saj të grimit," kujton ajo. "Më duket shumë përsëritëse, dhe është gjithmonë produkti i njejtë dhe imagjinata e fushatës. Thash unë, 'Do ta bëjë unë këtë nëse me të vërtetë mund të bëjmë diçka ndryshe." Ajo shtoi, "Ne dëshironim të krijonim jo vetëm një produkt inovativ, interesant, por ne donim të sfidonim mënyrën se si njerëzit i përdorin ato."

 

Burimi: elle.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!