Dallimi në mes të monolideve, qepallëve me kapuç dhe qepallëve të dyfisht

A keni provuar ndonjëherë të përcillni seminare rreth grimit për sy dhe të keni vënë në pak se kjo nuk funksionon për sytë tuaj? Për ne që nuk kemi qepalla të dyfishta, është një ndodhi e zakonshme. Nëse jeni duke u përballur me sfida për ta bërë grimin e syve të duhur - dhe teknikat e popullarizuara nuk duket se janë të logjikshme - mund t'ju ndihmoj të mësoni se çfarë qepallë keni ju.

Ju ndoshta keni ndëgjuar rreth formave të ndryshme për sytë (rrethore, në formë bajamesh, të thella set, të kthyera nga lartë - ne mund të vazhdojmë), por qepallët janë një tregim tjetër. Këtu, ne e zbërthejmë dallimin në mes të qepallëve të dyfishta, monolidëve dhe qepallëve me kapuç në mënyrë që të shkulin teknikën tuaj për sytë tuaj të veçantë.

Çka janë monolidet?

Monolidet (apo të quajtura ndryshe si një qepallë) janë forma qepallësh që duken se iu mungojnë rrudhat që ndajnë qepallat në dy pjesë. Shumë e zakonshme tek njerëzit kanë prejardhje nga azia e largët, monolidet karakterizohen me sy të ulur të skuqur me kocka të vetullës, të lidhura me një shtrirje lëkure pa palosje të dukshme.

Çka janë qepallat e dyfishta?

Qepallët e dyfishta kanë rrudha të dukshme apo palosje të lëkurës ku syri takohet me kapakun e tij. Kjo rrudhë e ndan qepallën në dy pjesë - për këtë arsye dhe quhet "qepallë të dyfishta.”

Çka sa i përket qepallëve me kapuç?

Qepallët me kapuç kanë palosje të lëkurës që pjesërisht (dhe nganjëherë plotësisht) mbulon qepallët. Nëse keni qepallë të tilla me kapuç, ju mund të mos arrini të shihni qepallën tuaj kur shikoni drejt në pasqyrë. Disa njerëz janë të lindur me qepallë me kapuç, derisa disa i zhvillojnë ato pas një moshe të caktuar.

Çfarë stili i aplikimit është më i miri për ju?

Varësisht në qëpallët tuaja, ju mund të ndryshoni mënyrën e grimit për sy për rezultate më të mira. Nëse keni monolide, për shembull, ju mund të mos keni rrudha të duke për t'i përcaktuar me hije për sy. Në vend të kësaj, provoni t'i bëni me hije në pjesën e lartë të qerpikëve për të përcaktuar sytë tuaj.

Nëse keni sy me të mbuluar me kapuç, shumica e truqeve të vijëzuesve me krahë për sy nuk funksionojnë për shkak të ngjeshjes së lëkurës. Në vend të kësaj, provoni që t'i relaksoni sytë tuaj dhe t'i skiconi mbi lëkurën e ngjëshur pa e tërhequr lëkurën e tendosur.

Me kapakët e dyfishta, ju keni hapësirë për të punuar me kapak. Përdorni hije të errët për të përcaktuar rrudhat e syve tuaj dhe shtoni thellësi për pamjen tuaj. Nëse qepallet janë me vaj, aplikimi i primerit dhe pastaj i lyeni kapakët me pudër. Kjo mund të ndihmoj në mbajtjen e hijeve nga rrudhimi.

Tani që e dini që ju keni kapak të dyfisht, monolide, apo kapak me kapuç, ju jeni një hap më afër për të gjetur teknikën që funksionon për ju.

 

Burimi: beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!