Nëse tashmë keni një bronzer të fortë në raftin tuaj të bukurisë, a keni vërtet nevojë edhe për një kontur? Përgjigjja e shkurtër: po. Shumica prej nesh përdorimim bronzerin në vend të konturës, por e vërteta është se ato shërbejnë për qëllime krejtësisht të ndryshme. Këtu është gjithçka që duhet të dini.
Dallimi midis Konturës dhe Bronzerit
Bronzeri i shton ngrohtësi lëkurës suaj, ju bënë dukeni sikur sapo keni kaluar ditë duke u zhytur në diell në një arratisje tropikale. Kontura, nga ana tjetër, kufizon dimensionin dhe hijet për të skalitur fytyrën.
Nuancat e bronzerit dhe konturës
Bronzeri zakonisht ka nuanca më të ngrohta, si portokallia, e kuqja dhe e verdha, dhe është i disponueshëm në mat dhe me shkëlqim, ndërsa kontura përmban nuanca neutrale, me tone të ftohta mat.
Aplikimi i bronzerit dhe konturës
Kontura imiton hijet, kështu që ju duhet ta aplikoni atë nën mollëza, nofull, tempuj dhe anës së hundës për të formuar dhe përcaktuar strukturën e fytyrës tuaj.
Bronzer duhet të aplikohet kudo ku dielli ju bie natyrshëm në fytyrë gjatë ditëve me diell, në mollëza, përgjatë ballit dhe urës së hundës.
Zgjedhja midis bronzerit dhe konturës
Ndërsa bronzeri dhe kontura shtojnë thellësi dhe përmirësojnë tonin e lëkurës tuaj, të dyja meritojnë një vend në rutinën tuaj të grimit për arsye të ndryshme. Aplikoni ato vetëm ose së bashku (së pari konturën, pastaj bronzerin) për të skalitur strukturën dhe për të ngrohur lëkurën tuaj.
Burimi: Beautylish.com