Fshehtësia e sjelljes së më të mirës së flokëve kaqurrele është kuptimi i shkencës prapa tyre.
Tani që e keni kuptuar llojin tuaj të flokëve, tani çka? Para se të keni blerë ndonjë produkt për flokët tuaja kaqurrele në shtegun e flokëve, është me rëndësi që të bëni një test të porozitetit të flokëve. Duke e kuptuar strukturën e flokëve tuaja, qoftë nëse janë të shëndetshme, të thata apo të dëmtuara, ju do të kurseni orë të tëra zhgënjyese (dhe mos të përmendim keshin). Tani, ju mund të mendoni, çka është poroziteti i flokëve? Për ta thjeshtësuar, është mundësia e flokëve tuaja për të thithur dhe mbajtur lagështinë. Kutikulat e flokëve tuaja mund të kenë shumë nevojë për hidratim, por ju jeni duke i ushqyer ato me proteina. Apo anasjelltas.
Është e komplikuar, e dijmë këtë. Kjo është arsyeja se pse morrëm këshillat e ekspertëve të flokëve kaqurrele Ona Diaz-Santin (poashtu të njohura edhe si Hair Saint), që është Drejtore Ekzekutive e 5 salloneve Spa dhe Pekela Riley, një antare profesionale e ekipës nga Ulta Beauty dhe themeluese e True and Pure Texture, për të kanalizuar dëmet dhe dobitë për të tre llojet e poroziteteve të flokëve - të larta, mesatare dhe të ulta - përgjatë rekomandimeve të produktit.
Si të bëjmë testin për porozitetin e flokëve
Mënyra më efektive për të përcaktuar porozitetin e flokëve tuaja është testi i fijeve, ose qysh quhet ndryshe edhe si testi notues. Merrni një fije floku të pastër (kjo mund poashtu të jetë nga brusha e juaj për flokë), dhe vendoseni atë në një gotë me ujë. Riley nuk mund të theksoj mjaftueshëm rëndësinë e fijes së pastër të flokut. "Çfardo zhvillimi që ka mbetur në flokët tuaja nuk do t'i mas rezultatet në mënyrë korrekte." Nëse flokët tuaja fundosen tek pjesa e poshtme e gotës menjëherë, ju keni flokë me porozitet të lartë. Nëse fijet notojnë në pjesën e sipërme, ju keni flokë me porozite të ulët. Dhe nëse flokët notojnë diku në mes? Ju keni flokë me porozitet mesatar.
Ju mund të shihni rezultate të ngjajshme në dushin tuaj. A e keni vërejtur se sa gjatë (apo jo) ju merr flokëve tuaja të zhyten tërësisht në ujë? A e thithin menjëherë kaqurrelet tuaja ujin? Apo a i merr kohë flokëve tuaja kaqurrele, madje edhe tërësisht në dush, para se të lagen ato tërësisht? Varësisht nga niveli i porozitetit të flokëve tuaja, ato mund të jenë më të shtrënguara apo më të shliruara. Vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë rreth secilit nivel të porozitetit dhe se çka flokët tuaja mund të tentojnë që t'ju tregojnë.
Flokët me porozitet të lartë
Nëse keni flokë me porozitet të ulët, ashtu si fija që noton në pjesën e sipërme të gotës së ujit, do të thotë që kaqurrelet përjetojnë vështirësi në thithjen e hidratimit. Kjo thuhet të jetë e vërtetë jo vetëm për ujin por poashtu për vajrat, gellët dhe kremrat. Diaz-Santin përshkruan këto kutikula si të lidhura ngusht, e cila e bën këtë të vështirë për çkado që të penetroj përbrenda me lehtësi. Flokët tuaja në të shumtën e rasteve duken me shkëlqim dhe e lëmuar - të ngjajshme me kutikulat. Për shkak se thithja e produktit nuk është i lehtë për flokët me porozitet të ulët, ju mund të përjetoni zhvillim të produktit dhe yndyrat, pasi që produktet janë duke qëndruar në pjesën e sipërme të kutikulave në vend të penetrimit të boshtit të flokut.
“Provoni që të aplikoni produktet e flokëve gjatë bërjes së dushit para se të dilni për të mundësuar kështu një thithje më të mirë," këshillon Riley. “Unë poashtu rekomandoj përdorimin e rregullt të avullit apo nxehtësisë për trajtimet me kondicionim të thellë për shkak se nxehtësia mundëson që kutikula të ngritet.”
Flokë me porozitet mesatar
“Mirëmbajtja nuk është e ndërlikuar për flokë me porozitet mesatar,” thotë Riley. Flokët tuaja mund të thithin dhe të mbajnë lagështinë mirë, pasi që struktura e kutikulës së flokut nuk është edhe aq e shtrënguar, siç është floku me porozitet të ulët, dhe jo hapësira jashtë dhe e hapur, siç është floku me porozitet të lartë. Edhe pse ju mund të shihni dëmtim të vogël apo nuk shihni fare dëmtim të menjëhershëm kur ngjyrsoni apo aplikoni nxehtësi tek flokët tuaja kaqurrele, me kohë, njejtë si me çdo lloj tjetër të flokut, mund të ndodhë dëmtim apo thyerje e flokëve.
Rekomandimet e produktit varen nga ajo se sa mbështeten lartë apo poshtë flokët tuaja (apo sa notojnë në gotë të ujit). Nëse fijet notojnë më afër se pjesa e sipërme e gotës, Diaz-Santin këshillon produkte të pasura me proteina. Nëse fijet e flokëve tuaja notojnë më afër pjesës së poashtme, provoni produktin me vaj siç është Bumble and Bumble Hairdresser’s Invisible Oil Mask.
Flokët me porozitet të lartë
Flokët me porozitet të lartë kanë nivel shumë të lartë thithjeje, aq shumë sa ju sipas të gjitha gjasave e keni kuptuar që është e vështirë për kaqurrelet tuaja që të mbajnë lagështinë, thotë Riley. Me kutikulat e juaj me hapësira të gjera dhe të ngritura (të cilat shpesh barazohen me ngatërresat, thyerjet dhe elektrimin), dobitë e produkteve hidratuese nuk priren që të qëndrojnë gjatë. Ju mund të arrini këtë me stilim me nxehtësi apo ngjyrosje, por gjenetika e thjesht mund të jetë shkaktari.
Flokët me porozitet të lartë, gjëja më e mirë që të ushqyer kaqurrelet tuaja është proteina dhe vaji i mirë për flokë. Pse proteina para hidratimit, ju mund të pyesni? Proteina përmban veti që ndihmojnë në përforcimin dhe ringjalljen e kutikulave të flokëve të brishta. Përcjellja e saj me vaj të mirë ndihmon në mbështjelljen e hapësirave në kutikulat e flokëve dhe sjellin barrierë mbrotjëse nga elementet që mund të dëmtojnë ato. Këtu janë disa nga të preferuarat e ekspertëve të flokëve kaqurrele për flokët me porozitet të lartë.
Burimi: glamour.com