Çka është manikyra e thonjve SNS?

Ju kemi përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.

Ditëve të sotshme, bërja e manikyrës është një punë e ndërlikuar. Më herët, e tëra që duhej të brengoseshit ishtë përzgjedhja pikëlluese e murit të ngjyrave, një vizitë në sallonin për thonj tani është shumë më e ndërlikuar.

Pas përzgjedhjes së formës suaj (arkivol, squoval, ballerina apo bajame?) dhe dizajnit tuaj, pyetja e rradhës që duhet t’i përgjigjemi rreth kësaj është: çfarë teknike jeni duke e përdorur?

Derisa shellac, gelli i fortë apo akriliku mund të jenë të dyshuarit kryesor, ‘SNS’ është duke marr dhenë.

Poashtu njihen edhe si thonjt “pudra dip”, SNS është një teknikë e re mbi bllok që rezulton në një manikyrë shpejt të aplikueshme, fleksibile dhe e rehatshme, e përsosur për ngjyra solide dhe vija të pastra.

Jeni të interesuar për detaje më të hollësishme? Lexoni në…

 

Çka është SNS?

SNS është shkurtesë për fjalët Signature Nail Systems. Është një sistem pudre zhytëse e shoqëruar me llak të bazuar në gell dhe me brushë. Tekniku i thonjve do të aplikoj llakun tek thonjt tuaj, do ta zhys atë në pudër dhe të përsëris procesin.

SNS vjen në një koleksion të pudrave të pigmentuara të cilat sjellin ngjyrë në vend të llakut apo gellit. Pasi që mbështjellësi të aplikohet, pudra ngjitet vetëm në atë sipërfaqe, që do të thotë që manikyra është me më pak papastërti dhe më të shpejta në aplikim.

Çka janë përfitimet e SNS?

SNS zakonisht është më i lirë dhe është dëshmuar që është më i mirë për thonjt tuaj natyral. Nuk kërkon përdorimin e llambave UV për të mbështjellur apo përforcuar manikyrën, procesi kështu është më i lehtë dhe më i shpejtë.

Kërkon pak limim të thonjve, në mënyrë që të lihen në gjendje më të mirë pas manikyrës së akrilikut apo shellacit.

Si ndihen ato?

Thonjt SNS ndjehen të lehta, duken natyrale dhe përgjithësisht janë më fleksibile dhe të qëndrueshme për dallim me thonjt me gell apo shellac.

 

Si duhet t’i hiqni thonjt SNS?

Thonjt SNS mund të hiqen në shtëpi nëse i keni pajisjet e nevojshme, por ne do të rekomandonim që ato të hiqen nga një teknik pasi që ka potencial që të dëmtohen thonjt natyral nëse ky proces kryhet në mënyrë jo të duhur.

 

Burimi: elle.com.au

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!